E shtunë, 27 Korrik, 2024

OBSH KËRKON TAKTIKË AGRESIVE KUNDËR VIRUSIT!

Në shkallë botërore, numri i të infektuarëve nga koronavirusi ka kaluar shifrën prej 300 mijë vetësh. Përhapja e virusi po përshpejtohet, ndaj për frenimin e tij duhen masa konkrete – ka deklaruar kështu kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në një konferencë shtypi në Gjenevë, të hënën, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tëroqi vërejtjen për përhapjen me shpejtësi të koronavirusit:

‘U deshën 67 ditë që nga rasti i parë i paraqitur – të arrihet shifra prej 100 mijë të infektuarish, njëmbëdhjetë ditë për 100 mijë të tjerë, ndërsa për një të tretën tjetër u deshën vetëm katër ditë,’ – tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai tërhoqi vërejtjen se, sikurse u shpreh, ‘nuk jemi të burgosur të statistikës e as kalimtarë të pafuqishëm’ duke lënë të kuptohet se është i mundshëm ndryshimi i përhapjes së virusit Covid-19. Sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të mundur virusin duhet sulmuar doemos me një taktikë agresive dhe të orientuar, përkatësisht me testimin e çdo rasti të dyshimt, me izolim, me përkujdesje për çdo person të konstatuar se është i infektuar, si dhe me përcjelljen dhe vendosjen në karantinë  të të gjithë atyre të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me të infektuarit:‘Me rëndësi është ajo që ne mund të bëjmë. Nuk mund ta fitoni ndeshjen e futbollit vetëm duke u mbrojtur. Duhet edhe të sulmoni!’ -tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të ndërmarrin masa për të ruajtur distancën fizike si mënyrë e rëndësishme për të ndadalësuar përhapjen e virusit.

Me këtë rast Ghebreyesus ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të të infektuarëve nga radhët e punonjësve të shëndetësisë që, ndër të tjera, është shprehje e mungesës së pajisjeve përkatëse mbrojtëse. Për këtë qëllim i pari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se do të kërkojë këtë javë nga krerët e vendeve më të zhvilluara të botës që të angazhohen për rritjen e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse, heqjen e ndalesave për eksportin e tyre dhe që të sigurohet barazi gjatë shpërndarjes, varësisht nga nevojat.

Të fundit