E premte, 26 Korrik, 2024

NJË VENDIM HISTORIK DHE STRATEGJIK I BE-së

Autore: Erisa Zykaj / Bruksel 

Të 27 ministrat e çështjeve europiane të Bashkimit Europian (BE) dhanë mbështetje politike për vendimin lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një vendim historik dhe strategjik që tregon, se Bashkimi Europian mbetet  i përkushtuar dhe i fokusuar te perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Perëndimor Ballkanit pavarësisht rrethanave të vështira të përballjes me virusin COVID 19.

Andreja METELKO ZGOMBIĆ, ministrja për çështjet europiane të Kroacisë nuk e ka fshehur gëzimin për këtë vendim.

“Kam kënaqësinë që arritëm të marrim vendimin politik për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bazuar mbi draftin e konkluzioneve të ambasadorëve të përhershëm të BE-së”.

Oliver Varhélyi, komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerimin, tha se “Europa tregon se edhe në kêto kohë sfiduese ne jemi në gjendje që tê marrim vendime strategjike”. “Ky lajm duhet thënë me zë të lartë dhe duhet përhapur kudo në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi rivendosur në vend besimin te procesi i zgjerimit. Sot kemi ofruar besim jo vetëm pêr Ballkanin Perëndimor por edhe te shtetet anëtare të Bashkimit Europian.”

Komisioneri Varhelyi ka deklaruar se Komisioni Europian do të prezantojë në qershor kornizën negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenca kroate ka nënvizuar, se kjo kornizë negociuese duhet të aprovohet nga Këshilli i ministrave, në mênyrê që të mund të fiksohet një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Por ndërkohë që Maqedonia e Veriut nuk ka kushte për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria ka një kushtëzim të qartë. Komisioneri Varhelyi dhe sekretarja e shtetit kroat për çështjet europiane Andreja METELKO ZGOMBIĆ janë përgjigjur për ABCnews nëse kushtëzimi për Shqipërinë është strikt dhe i ndershëm.

“Po. Kushtëzimi për Shqipërinë eshtë strikt dhe i ndershëm. Ky vendim bën të mundur hapjen e negociatave të anëtarêsimit dhe ftojmê Komisionin Europian, që të përgatisë kornizën negociuese për të dyja vendet, në bazë të të cilit vendet do të mund tê avancojnë në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Europian. Konferenca e parê ndêrqeveritare do tê mbahet sa më shpejt tê jetë e mundur pas përmbushjes e parakushteve që janë cilësuar nê vendim.”, tha METELKO ZGOMBIĆ.

Oliver Varhelyi, ndërkaq, u përgjigj: “Përgjigjja ime ndaj pyetjes është një PO e fortë. Ato kushte janë strikte, por të ndershme. Strikte dhe të ndershme. Nëse shihni kushtet, ato janë një rikujtesë e kushteve të fiksuara në 2018, ndërkohë që tê dyja vendet kanë vazhduar që tê bëjnë progres. Këto kushte janë parakushte për procesin e anëtarësimit.  Këto kushte nuk do të ikin, edhe kur Komisioni Europian do të raportojë që ato janë plotêsuar. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë  të gjitha kritere për një peirudhë afatgjatë. Së dyti, këto  kushte lidhen me kriteret e Kopenhagës. Ato do tê duhet të vazhdojnê tê plotêsoshen gjatë gjithë procesit të negociatave, siç është bërë e ditur nga disa parlamente të shteteve anêtare vitin e shkuar. Dua të tërheq vemendjen, siç e kemi reflektuar në raportin dhe deklaratën tonë,  se Shqipëria ka filluar të të prezantojë rezultate lidhur me pothuajse të gjitha këto kushte, siç i quani ju, ndërkohê që unë i quaj kritere. Bëhet fjalë për rezultate të prekshme në reforma shumë të rëndësishme..Ndaj, besoj, se Shqipëria do të përmbushë këto kushte brenda një kohe tê shkurtër. Ne do punojmë fort me Shqipërinë që kjo të ndodhë. Ne po shohim hapa inkurajuese lidhur me zgjedhjen e anëtarêve të Gjykatês së Lartë dhe Gjykatês Kushtetuese. Ka progres në vazhdim. Besoj, se në qershor kur të prezantojmë paketên tonë të zgjerimit, ku do pêrfshihet edhe korniza kushtetuese për tê dyja vendet, do tê shihni, se shumica e kêtyre kushteve do tê jenë plotêsuar”.

Komisioneri Varhelyi ka deklaruar, se rezultatet në reformën e drejtêsisë dhe luftên kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë kontribuar gjithashtu në bindjen e shteteve anëtare pêr hapjen e negociatave të anëtarêsimit me Shqipërinë, gjë që ishte e paimagjinueshme pas tetorit të vitit të shkuar.

Vendimi i 27 ministrave të çêshtjeve europiane kalon të mëkurën (25 qershor) pêrmes një procedure të shkruar, në mënyrë që ai të miratohet nga 27 krerët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian gjatë samitit të liderëve europianë në 26 dhe 27 mars. Me këtë vendim, Kroacia shênon një sukses të pakontestueshëm të presidencës së saj në krye të Bashkimit Europian.

 

Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli 

Të fundit