E premte, 26 Korrik, 2024

NUMRI I TË INFEKTUARVE ME RRITJE TË HOVSHME – MESATARISHT NGA 10 TË INFEKTUAR NË DITË

Që nga 4 marsi, kur u lajmërua rasiti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut e deri më 21 mars çdo ditë mesatarisht janë rregjistruar nga 5.3 qytetarë të ri të infektuar, duke e çuar numrin në gjithsej 85, njofton KDP.

Situata është mbajtur nën kontroll deri më 15 mars, kur ka pasur vetëm 18 të infektuar, që dë të thotë se deri në këtë datë mesatarisht është infekruar nga 1.2 persona në ditë. Nga 15 marsi e deri më sot mesatarisht në ditë janë rregjistruar nga 10.3 persona të ri të infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës të shtunës janë regjistruar edhe 9 raste të reja me Covid-19. Raste me koronavirus deri më tani janë regjistruar në Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.

“Pacienti i vetëm që është nën aparat të frymëmarrjes, është në fazë kritike. Të gjithë pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me klinikat”, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton REL.

Në vetizolim janë mbi 4 mijë persona ndërsa qeveria ka njoftuar se në dispozicion të personave të prekur janë vendosur të gjitha objektet shtetërore, por edhe hotele.

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se 2300 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë të bllokuar në shtete tjera dhe se për evakuimin e tyre nga e hëna do të organizohen fluturime humanitare me qëllim kthimin e tyre në vend dhe vendosjen në karantinë si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Maqedonia e Veriut ka gjithësej 120 respiratorë, kurse në pritje u kumtua se janë 200 të tjerë të premutuara si donacion nga Kina.

Ndërkohë, që prej orës 13.00 në Tiranë dhe në Durrës, por dhe në qendra të tjera urbane u shfaqën në patrullim dhe mjetet e blinduara të ushtrisë. “Nga polici i lagjes, deri te forcat më speciale të Policisë së Shtetit, janë të vendosura të përdorin forcën dhe të gjitha mjetet që përdoren në rast të shkeljes së ligjit, në rast të tubimeve të paligjshme, apo kudo tjetër, deri te uji dhe gazilotsjellës po qe nevoja”, paralajmëroi Rama, njofton VOA.

Deri më tani janë 76 persona që rezultojnë të prekur nga koronavirusi, 6 prej të cilëve reaste të reja, të konfirmuara sot, të cilat janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm. “Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59 përqind janë meshkuj dhe 41 përqind janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është Tirana, 55 qytetarë, Durrësi, 5 qytetarë, Lushnja, 2 qytetarë, Elbasani, 2 qytetarë, Fieri, 8 qytetarë, Rrogozhina, 2 qytetarë, Kavaja, 2 qytetarë”, deklaroi sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.

Në spitalin Infektiv janë të shtruar 37 pacientë, ose gjysma e atyre që kanë rezultuar pozitivë. Dy të tjerë kanë lënë sot spitalin pasi dy teste radhazi i nxorrën ata negativë. Por sërish, janë të detyruar të zbatojnë vetëkarantinimin dhe për 14 ditë të tjera.

Në Kosovë të shtunën u regjistruan edhe tri raste të infektimit me koronavirus duke çuar në 24 numrin e të rasteve të konfirmuara.

Dy gra të moshës 50 dhe 29 vjeçare janë nga Prishtina, ndërsa një 40 vjeçare nga Gjakova.

Tri të fundit ishin në kontakt me persona të prekur nga virusi. Deri tash pjesa më e madhe e të prekurve janë persona që kishin qëndruar në Itali dhe familjarë të tyre, por edhe raste të personave që kishin qëndruar në Gjermani.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se derisa nuk ka një ilaç për ta shëruar koronavirusin, mjeti më i mirë i luftës kundër tij është ndërgjegjësimi i qytetarëve për respektimin e rregullave dhe masave të përcaktuara nga institucionet e vendit.

“Sot jemi këtu për të bërë të qartë se do të jetë e kotë çfarëdo mase që ndërmarrim kundër kësaj sëmundjeje nëse qytetarët nuk i zbatojnë masat që ka marrë qeveria dhe rekomandimet që kanë dhënë institucionet përkatëse. Është koha e fundit ta kuptojmë se kjo situatë është mjaft serioze, koronavirusi është realitet dhe po sjell vdekje në çdo pjesë të globit”.

Ai tha se dy tri javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për luftën kundër koronavirusit në Kosovë. Ministri Vitia tha se aktualisht Kosova ka 142 respiratorë nga të colët 95 në sektorin publik dhe 47 në atë privat, ndërkaq janë porositur edhe 50 respiratorë shtesë të cilët pritet të arrijnë në Kosovë në muajt prill dhe maj. /KDP

 

Të fundit