E premte, 4 Tetor, 2024

LETËR VON DER LEYEN: NDIHMONI SHËNDETËSINË E BALLKANIT, EDHE ATA JANË EUROPIANË

Autore: Erisa Zykaj 

Katër deputetë të Parlamentit Europian i kanë kërkuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që të përfshijë vendet e Ballkanit në skemën e autorizimit të eksporteve për pajisjet mjekësore me qëllim që të ndihmohen për të përballuar më lehtë pandeminë e COVID-19.

Eurodeputetët Lukas Mandl, Viola con Cramon- Taubadel, Ilhan Kyuchyuk dhe Andrey Kovatchev kanë kërkuar që kjo të bëhet përmes një procedure urgjente.

Në letrën drejtuar presidentes von der Leyen, eurodeputetët venë në pah, se kufizimet e fundit për eksportin e pajismeve mjekësore mund të kenë rrjedhoja të ashpra për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata tërhqin vëmendjen te faksti, se sistemet shëndetësore në këto vende janë pëgjithësisht të dobëta, arsye për të cilën, qytetarët e këtyre vendeve kanë nevojë për mbrojtje nga Bashkimi Europian.

“Ndaj, ne ju kërkojmë që të përfshini edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në “skemën e autorizimit për eksporte” që mbulon aktualisht vendet e Bashkimit Europian, Norvegjinë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Liechtenstein. Gjithashtu, vendet e Ballkanit duhet t’u mundêsoshet pjesëmarrja në prokurimet e mallrave që lidhen me krizën”, thuhet në letrên e dërguar presidentes së Komisionit Europian.

Katër eurodeputetët rikujtojnë, se vendet e Ballkanit Perëndimor ndjehen europianë, ndërkohê që Bashkimi Europian e ka vendosur vazhdimisht në pritje procesin e integrimit. Ata theksojnë, se vendet e Ballkanit kanë mbështetur shtetet anëtare në fushën e migracionit dhe fusha të tjera. “Tani ështê rradha jonë, që të tregojmë solidaritet. Pandemia prek këto dhe solidariteti i shteteve europiane mund të shpëtojë.”

Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli 

Të fundit