E shtunë, 27 Korrik, 2024

Numri i të infektuarve me koronavirus kalon 200,000

Numri i rasteve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 200,000, tregojnë shifrat e fundit të Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, aktualisht në gjithë globin janë 201,672 njerëz të infektuar, ndërsa 8,008 pacientë kanë vdekur.

Kina vazhdon të ketë numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara (81,102), ndërsa pasa saj vjen Italia me 31,506.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, numrin më të madh të rasteve e ka aktualisht Sllovenia (275).

Në Kosovë janë 19 të infektuar me koronavirus

 

Përmbledhja (18 Mars)

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe së paku 150 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 201,672 njerëz të infektuar, 8,008 të vdekur dhe 82,071 të shëruar.
  • Kina ka 81,102 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 31,506 raste dhe Irani me 16,169.
  • Numri më i madh i njerëzve të vdekur është në Kinë: 3,122.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS – viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.

Të fundit