E shtunë, 27 Korrik, 2024

EDITORIAL I KDP: LARG NGA LAJMET E RREME, ME DISTANCË FIZIKE DHE SOLIDARITET NJERËZOR

Gjendja me virusin korona tashmë është emergjencë botërore. Qeveritë e shteteve, në bazë të instruksioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë marr masatbe duhura, që nënkupton kufizim dhe izolim. Edhe pse mjekësia botërore ka ofruar disa trajtime për të prekurit nga virusi akoma nuk ka një ilaç të verifikuar që do të mundësonte pëballjen medicinale në shallë të gjerë. Tash për tashbi vetmi ilaç mbetet izolimi pēr ta parandaluar përhapjen në një shkallë të gjerë të papërballueshme për kapacitet e spitaleve.

Kufizimi, karantina, mbetet e vetmja mënyrë për t’u përballur, siç është definuar tashmë, me ” armikun e panjohir”. Një sakrificë dhe ndëgjegjësim që shkon përtej rutinave dhe pērtej çdo interpretimi moskokëçarës ose konspiracionesh që vijnë në formë lajmesh të rreme.

Informacioni cilësor mbetet jetik për këtè situatë, për sjelljen tonë në rrethana të jashtëzakonshme të shkaktuara nga përhapja e virusit korona. Tashmë bëhet e ditur se në hapēsirën mediale po qarkullojnë lajme të rreme që kanë për tendencë të krijojnë huti, panik dhe dhunë psikologjike mbi njerëzit.

Mbetet shumë e rëndësishme që të verifikikohet informacioni dhe qytetarët tē informohen në mënyrë të drejtë mbi gjendjen reale pa hijet e frikës dhe hutisë nga lajmet e rreme. Kjo kohë kërkon media të përgjegjshme dhe informim etik. Kjo është rruga për të qenë të gjithë së bashku në lartësinë e kēsaj gjendjeje emergjente që ka kufizuar gjithë globin.

ra, në sunkron me masat e shplluara dhe në lartësinë e një humaniteti dhe solidarizimi të domosdoshëm. Çfarëdo situate që mund të paraqitet ne duhet patjetër t’i japim fytyrë njerëzore, duke mëkuar vazhdimisht dashurinë për qenien njerëzore si e vetmja esencë e ekzistencës sonë. Të informuar dhe me solidaritetin e dashurisë njerëzore ne do t’ia dalim të ngadhënjejmë mbi çdo situatë që na kanoset, siç është edhe kjo me virusin korona.

KDP

Të fundit