E shtunë, 27 Korrik, 2024

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para me sëmundjen e koronavirusit të ri dhe infeksionin Covid-19. Këtë e bëri të ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti. Ai tha se gjendja e të infektuarve është stabile.

Pacientët janë të shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

Përmbledhja

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe së paku 118 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 137,456 njerëz të infektuar, 5,074 të vdekur dhe 69,643 të shëruar.
  • Kina ka 80,945 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 15,113 raste dhe Irani me 11,364.
  • Numri më i madh i njerëzve të vdekur është në Kinë: 3,062.
  • Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë raste të regjiustruara me koronavirus.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS – viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.

Të fundit