E premte, 26 Korrik, 2024

MJEKU ITALIAN: JEMI TË PËRGATITUR TA LUFTOJMË CORONAVIRUSIN, KEMI ZGJIDHUR SITUATA SHUMË MË TË KËQIJA NË TË KALUARËN

Shkalla e vdekshmërisë së të infektuarve nga coronavirusi ngelet nën 1 për qind kurse mjekët në Itali janë të përgatitur ta menaxhojnë mirë këtë situatë, ka shkruar Matteo Basseti, mjek dhe drejtor i një poliklinike në Genova, përcjell KDPOLITIK.COM.

Sipas tij, shumë njerëz që nuk bëjnë dallim në konceptin e vdekshmërisë së atribuar.

“Një person mund të vdesë nga koronavirusi (d.m.th virusi kontribuoi drejtpërdrejt në vdekjen e tij) ose me koronavirus (virusi është i pranishëm, por roli i tij ka qenë jo parësor në vdekje). Nga tre vdekjet e tanishme italiane, 2 duket se kanë vdekur më shumë me virus sesa nga virusi. Për më tepër, të gjitha dukeshin se kishin sëmundje shumë serioze para infektimit me Coronavirus. Koncept i thjeshtë, por aspak i qartë.”, shkruan Basseti.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

“130 persona me koronavirus për 3 dite ne Itali. Kini kujdes sepse metoda e zbulimit ka ndryshuar. Ky numër përfshin raste me përkufizimin e OBSH-së për pneumoni pa diagnozë tjetër, kontakte të rasteve të caktuara dhe sindromat e gripit. A bënë të njëjtën gjë edhe vendet e tjera evropiane, veçanërisht Franca dhe Gjermania? Absolutisht jo. Sa raste do të kishin me këtë metodë zbulimi?
Virusi i ri ka hyrë në Itali, si në shumë vende të tjera dhe për këtë arsye është koha që ta trajtojmë problemin nga pikëpamja klinike.
Rrjeti i specialistëve të sëmundjeve infektive dhe atyre që merren me raste urgjente të sëmundjes infektive është i përgatitur dhe është përballur dhe zgjidhur situata shumë më të këqija në të kaluarën.
Siç është përmendur tashmë, koronavirusi gjithashtu do të duhet të përfshihet në diagnozën diferenciale të pneumonisë në të gjithë Italinë. Mbetet fakti se në 85-90% të rasteve infeksioni shkon butë. Në 10-15% të rasteve në një mënyrë më serioze dhe vetëm në 5% në mënyrë kritike (artikulli i botuar vetëm nga Universiteti John Hopkins) Shkalla e vdekshmërisë (numri i vdekjeve në numrin e të infektuarve) mbetet për momentin (jashtë Provinca Hubei në Kinë) më pak se 1%.”

Të fundit