E martë, 10 Dhjetor, 2024

Për kë punon qeveria teknike?

Autore: Katerina Topalova

“Në mënyrë që askush të mos ketë alibi dhe justifikime për rezultatet e zgjedhjeve, ne u pajtuam që duke filluar nga 20 tetori deri në zgjedhje, LSDM-ja pas konsultimit paraprak me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në të japin një propozim për një ministër teknik për punë të brendshëm, që do të thotë një person që në asnjë mënyrë nuk lidhet me ndonjë parti politike. Në të njëjtën kohë, ne kemi hapur një mundësi që LSDM-ja të emërojë një Ministër të Punës dhe Politikës Sociale nga e njëjta datë. Në të njëjtën kohë, në këto dy ministri, VMRO-DPMNE-ja do të emërojë zv / ministrat e tij me të drejtën e inspektimit dhe vetos për të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet “. Kështu deklarate dha   Kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski, në korrik 2015 kur partitë nënshkruan marrëveshjen e Przhinos.

Të udhëhequr sipas të njëjtit, para këtyre zgjedhjeve, përseri po respektohet marrëveshja e lavdishme. Duke formuar një qeveri kalimtare ose teknike, u vendos një kryeministër i ri, ministra të rinj dhe zëvendësit e tyre. Për partitë është e rëndësishme që askush të mos ndikojë në procesin zgjedhor dhe kështu të shkatërojë demokracinë. Kjo gjithashtu duhet të jetë e rëndësishme edhe për qytetarët.

Por çfarë ka harroi qeveria teknike?

Duke formuar përbërjen e vjetër-të re, kabineti qeveritar harroi që edhe 100 ditë para zgjedhjeve duhet të punojë për qytetarët dhe të lehtësonte funksionimin e tyre të përditshëm. Situata është absurde që nga fillimi. Në secilën ministri, partitë kanë anëtarët e tyre. Disa në vendet udhëheqëse ndërsa disa në vendet e zëvendësve. Këta njerëz që duhet të punojnë për qytetarët edhe pse nuk rrijnë në të njëjtën zyrë. Sallat e tyre të punës janë në kate të ndryshme, dhe disa madje nuk kanë as një tavolinë pune.

Ata çdo ditë garojnë se kush do të japë më shumë deklarata në të cilën do ta kritikojë palën tjetër. Vështirë është të ndiqet nga fillimi deri në fund se për çka ato akuzohen. Pothuajse asnjë prej tyre nuk ofron zgjidhje gjersa kritikon masën e dikujt.

Para dhe pas hyrjes në fuqi të qeverisë teknike, anëtarët kanë bërë përpjekjet për të vendosur bllokime të përshtatshme. Ata bllokojnë njëri-tjetrin dhe punojnë për të shpifur nëpërmjet të mediave ekskluzivisht me retorikë populiste.

Kriza me pasaportat është pasqyra më e madhe për funksionalitetin e qeverisë teknike. Është bërë shkelja e të drejtës së garantuar me kushtetutë të çdo qytetari. Kush do të përgjigjet? Normalisht, askush! Kush e paguan çmimin? Normalisht, qytetarët! Për kë punon qeveria teknike? Normalisht, vetëm për interesat partiake! Ajo është goditja e fundit për një nok daun të shtetit i cili memzi po  mbijeton!

Nuk e di se si ata e paramendonin qeverinë teknike në 2015-tën jo aq të largët, por padyshim që ata kanë menduar mirë si ta mashtrojnë idenë! Le të mos gënjehena, në 100 ditë para zgjedhjeve ka një kaos që dikush ka vendosur ta emërojë si qeveri teknike. Dhe ajo nuk punon për qytetarët, sepse detyra e saj është të mposht kundërshtarin politik. Në orën e parë të studimeve të gazetarisë, profesori ynë na tha një mendim të mençur:

“Ju mund të gënjeni disa njerëz gjatë gjithë kohës,
Ju mund të gënjeni të gjithë njerëzit për një kohë,
Por nuk mund të gënjesh të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës! “

Qeveria teknike e humb kuptimin e saj. Kam frikë se edhe zgjedhjet do të humbasin kuptimin e tyre nëse i humbasin votuesit e tyre!

Të fundit