E shtunë, 27 Korrik, 2024

VIDEO / KLAN DEBAT: Sela, Kasami, Gashi e Thaçi apo Ali Ahmeti

Tashmë është e qartë: Përfundimisht shkohet në zgjedhje. Njëra thumbit e tjetra patkoit – të gjitha forcat politike do të tentojnë ta bëjnë ndryshimin, ndërsa janë zgjedhësit ata të cilët secilës kanë për t’ia treguar vendin. Janë të gjitha nishanet se beteja për legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka për të qenë e ashpër, ç’është e vërteta pa atë bagazhin e fushatës për parlamentaret e fundit që ishte në shenjë të ‘bombave’ nga megaskandali i përgjimeve në masë, por përtej kësaj, çfarë ka për ta shënuar këtë betejë që duhet të jetë në shenjë të mbijetesës politike të kryeprotagonistëve në të dyja kampet: A do t’ia dalë Zoran Zaevi të jetë i pari tek të vetët apo Hristijan Mickoski ka për të provuar këndelljen opozitare maqedonase për të marrë timonin e qeverisë; çfarë ka për të qenë rangimi në bllokun shqiptar; a do të përjetojë ngjitjen e shumëdëshiruar katërshja opozitare: Sela, Kasami, Gashi e Thaçi apo Ali Ahmeti do të ruajë primatin e liderit të shqiptarëve tek ne: Për këtë, por edhe për atë që quhet klientelizëm, në sensin e harlisjes për sa më shumë vota, në edicionin e fundit të emisionit Klan Debat të Seladin Xhezairit flasin Nuri Bajrami nga Komisioni Antikorrupsion, analisti politik Xhelal Neziri dhe sociologu Abdilnaser Sinani.

Të fundit