E premte, 26 Korrik, 2024

Kanibalizmi është të hash njerëz, por ende nuk ka asnjë fjalë për shpërndarjen e mishit njerëzor në rrugë

Është shumë e rëndësishme të zgjoheni! Vjen era! Të mishit të njeriut i ngrënë nga qenët endacak derisa ne shikojmë televizor. Presioni nuk duhet të ndalet pas zgjedhjeve! Fajtori duhet të gjendet! Të sanksionohet! Nëse kjo nuk ndodh, askush nuk do të jetë në gjendje ta nuhasë asnjë erë, sepse ne do të kalbemi!

Autori: Katerina Topalova

Në një konferencë për shtyp Kryetari Shilegov tha se mbeturinat mjekësore pa u përpunuar dhe pa u sterilizuar nga një pjesë ndërmarrjeje janë depozituar në deponinë e Drislës, dhe për këtë inspektorët e qytetit të Shkupit kishin video materjal të inçizuar në dhjetor i cili menjëherë iu dorëzua Prokurorit Publik. Ata prezantuan video dhe foto nga të cilat shiheshin qen endacakë që hanin mbetje njerëzore dhe gjak i cili më pas rridhte në kanalizim dhe në lumin Vardar.

Por Inspektorati Shtetëror mbikëqyri fabrikën në 12 dhjetor 2019, ku nga Procesverbali është konstatuar se kompania po funksiononte në përputhje me rregulloret ligjore dhe lejet e lëshuara. Me kontrollet e jashtëzakonshme do të identifikohen edhe një herë parregullsitë dhe do t’i paraqesin ato para publikut.

Në një vend ku çdo gjë është lajm, neveri si kjo mund të zgjasë deri në 2 ditë! Do të harrohet nga seanca gjyqësore e rradhës për çdo rast ku do të ketë një teatër me fjalorin më të ulët. Si arrihet deri këtu?

Së pari, në mënyrë sistematike rrënohet sistemi arsimor. Pengohen brezat që nuk kanë fuqi të mendojnë me kokën e tyre. Pastaj me ndihmën e mediave bëhen përparësi të rrejshme, defokushohet publiku dhe  lehtësisht zhveshet. Njerëzit e varfër bëhen të varur. Rrijnë në shtëpi dhe shikojnë televizor. Televizioni ofron atë që dikush po e servon. Ndërkohë, çdo gjë që është jashtë kutisë metalike të quajtur televizion, ndodh realiteti. Gjynahët brenda natës bëhen pronarë të kompanive të mëdha të qarkullimit. Bëjnë  marrëveshje të mjegullta për para të mëdha. Kjo ndodh në çdo fushë të mundshme.

Deri sa  zgjat argëtimi në televizion, ndërprehen hallkat e zinxhirëve dhe ata nuk mund të funksionojnë. Turmës i bëhet e qartë që nga zinxhirët nuk mbetet asgjë.
A është vonë?

Edhe po edhe jo! Pasiqë ende mund ta ndiejmë erën e mishit të kalbur, do të thotë se ende funksionon ndonjë receptor. Është e rëndësishme të qëndroni të zgjuar!

A është e vështirë?

Është shumë e rëndësishme të zgjoheni! Vjen era! Të mishit të njeriut i ngrënë nga qenët endacak derisa ne shikojmë televizor. Presioni nuk duhet të ndalet pas zgjedhjeve! Fajtori duhet të gjendet! Të sanksionohet! Nëse kjo nuk ndodh, askush nuk do të jetë në gjendje ta nuhasë asnjë erë, sepse ne  do të kalbemi!

Të fundit