Rajoni i Pollogut dhe ai Veri-Lindor janë me numër më të madh të të papunëve, tregon analiza e KDP-së e bazuar në të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statitikës.
Ndërkohë që në rajonen tjera niveli i papunësisë shënon ulje, në Pollog është rritur për gati 3% në krahasim me tre vite më parë. Në rajonin Veri-Lindor është rregjistruar një ulje e shkallës së papunësisë prej gati 6%, por sërish ngelet rajoni me përqindje më të lartë të njerëzve të papunë.
Në vitin 2018 shkalla e papunësisë në nivel shteti ka qenë 20.7%, kurse së fundmi është rregjistruar shkalla më e ulët e papunësisë prej 17.2 për qind.
Më poshtë mund t’i gjeni informacionet e përgatitura në formë infografike nga ekipi i KDP-së:
Rajonet e Maqedonisë së Veriut janë të miratuara në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë më 29 shtator të vitit 2009. Zyrtarisht, vendi është i ndarë në 8 (tetë) rajone të planifikuara, të cilat shërbejnë për qëllime statistikore, ekonomike dhe administrative. Pas rajoneve, ndarja e shkallës së parë administrative janë komunat.
Ky rajon i përfshinë Luginën e Shkupit. Sipërfaqja e saj arrin 1.812 kilometër katrorë, ose 7,3 për qind nga sipërfaqja e përgjithshme e Maqedonisë së V.. Rajonin e Shkupit e përbëjnë 17 (shtatëmbëdhjetë) komuna: Komuna e Aerodromit, Butelit, Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës, Sarajit, Çairit, Qendrës, Shuto Orizares, Sopishtes, Studeniçanit, Zelenikovës, Petrovecit, Haraçinës, Ilindenit dhe Komuna e Çuçer Sandevës.
Rajoni i Lindjes
Ky rajon përfshin zonën e lumit Bregallnicë dhe kap një sipërfaqe prej 3.537 kilometër katrorë ose 14,2 për qind të territorit të RMV. Rajonin e lindjes e përbëjnë 11 komunat që vijojnë:
Komuna e Shtipit, Karbincit, Zërrnovcit, Çeshinovë-Obleshevë, Koçani, Makedonska Kamenicës, Dellçevës, Pehçevës, Vinicës dhe Komuna e Berovës.
Ky rajon i përfshinë luginën e Strumicë-Radovishit dhe Gjevgjeli-Vallandovës, respektivisht rrëzë zonës së lumit të Strumicë dhe rrëzë zonës së poshtme të lumit Vardar. Sipërfaqja e saj arrin 2.739 kilometër katrorë ose 11 për qind nga territori i RMV. Rajonin e Juglindjes e përbëjnë 10 (dhjetë) komunat që vijojnë: Komuna e Gevgjelisë, Vallandovës, Bogdancit, Dojranit, Novosellës, Bosillovës, Vasilevës, Konçe, Radovishit dhe Komuna e Strumicës.
Rajoni Verilindor
Ky rajon përfshinë rrëzën e zonës së lumit të Pçinjës dhe Kriva Rekës. Sipërfaqja e përgjithshme arrin 2. 310 kilometër katrorë, që paraqet 9.3 për qind nga sipërfaqja e përgjithshme e RMV. Ky rajon përbëhet prej 6 (gjashtë) komunave edhe atë: Komuna e Likovës, Kumanovës, Staro Nagoriçanes, Rankovces, Kratovës dhe Komuna e Kriva Pallankës.
Rajoni i Pellagonisë
Ky rajon i përfshinë luginën e Pellagonisë dhe të Prespës me sipërfaqe prej 4.717 kilometër katrorë ose 18,9 për qind nga territori i RMV. Këtë rajon e përbëjnë 9 (nëntë) komunat:
Komuna e Resenit, Manastirit, Novacit, Mogilës, Demir Hisarit, Krivo Gashtanit, Prilepit, Dolnenit dhe Komuna e Krushevës.
Rajoni i Vardarit
Ky rajon ka hapësirë në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut dhe e përfshinë zonën e lumit Vardar, rrjedhat e poshtme degëve të lumit Bregallnicë dhe Cërna Reka, si dhe pjesa perëndimore të Ofçe Poles. Kap sipërfaqe prej 4.042 kilometer katror, ose 16.2 për qind nga territori i RMV. Rajonin e Vardarit e përbëjnë 9 (nëntë) komuna: Komuna e Sveti Nikolës, Velesit, Llozovës, Çashkës, Qendër, Rosomanit, Negotinës, Demir Kapisë dhe Komuna e Kavadarcit.
Rajoni Jugperëndimor
Ky rajon përfshinë territorin rreth Liqenit të Ohrit dhe zonën e rrjedhjes së lumit Treska. Ka një sipërfaqe prej 3.340 kilometër katrorë, ose 13,4 për qind të territorit të RMV. Këtë rajon e përbëjnë 9 (nëntë) komuna: Komuna e Ohrit, Debërcës, Strugës, Vevçanit, Makedoski Brodit, Kërçovës, Pllasnicës, Dibrës dhe Komuna e Qendër Zhupës.
Ky rajon i përfshinë Luginën e Pollogut, rrafshnaltën e Mavrovës, Malin Bistra dhe Luginën e Radikës. Sipërfaqja e saj është 2.416 kilometër katrorë, ose 9,7 për qind të territorit të RMV. Këtë rajon e përbëjnë 9 (nëntë ) komuna: Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, Gostivarit, Bërvenicës, Vrapçishtës, Zhelinës, Bogovinës, Tetovës, Tearcës dhe Komuna e Jagunocës. /KDP