E hënë, 7 Tetor, 2024

3 orë takim, por pa marrëveshje/ Kurti dhe Mustafa nuk arrijnë paktin për qeverinë e re në Kosovë

Kryetarët e partive pretendente për krijimin e Qeverisë kanë zhvilluar takimin e parë që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pas tri orësh diskutime, i njëjti rezultojë sërish pa marrëveshje por se palët u morën vesh që bisedimet t’i vazhdojnë gjatë ditës së mërkurë.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se takimi për një tentativë tjetër do të mbahet në ora 14.
Ndërsa në ora 10 do të vazhdohet mbledhja e kryesisë nga Vetëvendosje e cila u pezullua gjatë së martës.

Përveç takimit, Kurti gjatë së mërkurës pritet që t’ia dorëzojë shkresën zyrtare Presidentit Hashim Thaçi, me të nominuarin mandatar për krijimin e Qeverisë, brenda afatit prej 48 orësh që ky i fundit ia dha.

Megjithëkëtë njohësit e Kushtetutës shprehen se Presidenti nuk mund të jap ultimatum.

Muja tregon se në rast se Vetëvendosje nuk ia dërgon shkresën brenda këtij afati e Presidenti ia kalon të drejtën për krijimin e Qeverisë partisë së dytë është anti kushtetuese.

Takimi me Presidentin, Kurti tha të ketë përfunduar pa efekte juridike, por të kundërtën e deklaroi vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Të fundit