E shtunë, 27 Korrik, 2024

OSMANI I THOTË “SHQIPTAR I NDERSHËM”, ZEKIRI IA KTHEN “PATRIOT ME BATERI”: KOALICIONI LSDM-BDI PARA PRISHJES

Koalicioni qeverisës midis LSDM-së së kryeministrit Zoran Zaev dhe BDI-së së Ali Ahmetit mund të shpërbëhet në prag të formimit të qeverisë teknike sipas formatit të Përzhinës, njofton KDP.

Zgjedhja e anëtarit të Këshillit Gjyqësor Republikan të propozuar nga BDI-ja – i përkrahur nga VMRO-DPMNE – dhe rrëzimi i propozimit të LSDM-së; reforma në modelin zgjedhor ku partia e Ahmetit dhe Mickovskit dolën kundër qëllimit të Zaevit që vendi të jetë një njësi zgjedhore; lugji i gjuhëve; emërimet e funksionarëve; publikimi i përgjimeve; mosdurimet midis funksionarëve të njërës dhe tjetrës parti – siç është rasi i kryekomunarëve Petre Shilegov dhe Blerim Bexheti…janë vetëm maja e Ajsbergut në luftën politike midis dy partive që përbëjnë qeverinë.

Së fundmi, nënkryetari i LSDM Muhamed Zekiri ka shkaktuar reagimin e zyrtarit të BDI-së, Bujar Osmani, pasi ka postuar në profilin e tij në Facebook se hapja e vendkalimit të  shumëpërfolur kufitar Llojan-Miratoc është meritë e LSDM-së dhe se pengesë për hapjen e vendkalimit Stançiq-Bellanoc është pikërisht Osmani.

“Ministri i brendshem Oliver Spasovski dhe kolegu i tij serb Nebojsha Stefanoviq ne emer te dy qeverive sot nenshkruan marreveshjen per per hapjen e kalimitkufitar Llojan-Miratoc. Hapja e ketij vendkalimi ishte problem per te cilin kane luftuar per ta zgjidhur banoret e ketyre vendbanimeve plote 20 vjet.

P.S Edhe kufiri Bellanoc-Stançiq do te hapej me kohe mos te ishte zv/kryeministri per fotografime Bujar Osmani.”, ka shkruar Zekiri.

Në këtë ka reaguar Osmani duke e quajtur Zekirin “shqiptar të ndershëm” shkaku i anëtarësisë së tij në LSDM.

“Ky “ shqiptari i ndershëm” përsëri paska fol.
Pa fije turpi që pikërisht ai e ka bllokuar me muaj të tërë këtë projekt.”, ka shkruar Osmani.

Në këtë është përgjigjur sërish Zekiri, duke shkruar: “E shoh Bujar Osmani “patrioti” me baterija me paska quajtur shqiptar i ndershem dhe madje paska shkuar aq large qe te me akuzoj se une e paskam pengu deri tani projektin e hapjes se kufirit ???
O patriot i mjer, qe i luteshe Gruevskit per te dhen vendimin e punes ne klinik kur te largoi nga posti i ministrit te shendetsise partia jote, athua mendon se populli pi nafte dhe nuk te njeh kush je dhe cfare ke bere ti per shqiptaret.
A i mba mend qendrimet tuaja per rastin Monstra?
A ke harruar se je i dyshuar ne rastin PACIENTI nga PSP-ja?
A ke harruar se cfare ua ka bere partia jote shqiptareve deri sa ishit ne pushtet me pobratimat e VMRO DPMNE-se?
Etj etj etj…
Nese ti ke harruar, populli nuk i harron te berat tuaja dhe te partise tuaj!!!
2016 pesuat keq, populli Ju dergoi selamin e duhur nga 20 ne 10 deputet perfunduat. Tash ne 2020 nga 10 ne sa do te perfundoni ?!!!..”

Ndryshe, koalicioni qeverisës LSDM-BDI u formua në fillim të vitit 2017 pasi në dhjetor të vitit 2016 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike. Deri në minutat e fundit BDI bisedoi për formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE, si parti fituese e zgjedhjeve, por në momentin e fundit e refuzoi ofertën duke i mundësuar kështu që LSDM si parti e dytë të marrë mandatin dhe të formojë qeverinë. /KDP

 

Të fundit