E shtunë, 12 Tetor, 2024

Serial spanjoll

Kur në vitin 1992 e tërë Maqedonia ra në trans pas përmbajtjes së ofruar nga Kasandra legjendare, askush nuk mund ta imagjinonte që pas afër tre dekadash ky popull do të jetonte skenarin e njëjtë. Ajo që atëherë dukej se ndodh vetëm në film, sot po na ndodh në realitet. Kjo gjeneratë ka privilegjin e papërsëritshëm që në shekullin e saj jetësor të shijojë çdo episodë të këtij seriali, dhe për ca vite të kaloj në secilin detaj që e ka shikuar në televizion. 

Ai njoftoi se kishte një njeri me ndikim të madh, se mund të ndikonte në hetimin dhe aktgjykimin, se me disa miliona mund të ishte njeri i lirë. Ata shëtitnin nëpër restorante, ka shkuar në shtëpinë e shantazhistit me ministra, kanë rregulluar marrëveshje, nuk i kanë pëlqyer, i ka thirrë ata në shtëpinë e tij, ka ndezur kamerën, ka vendosur para në çantën Louis Vuitton, ka inçizuar gjithçka dhe pa asnjë lloj redaktimi ka bërë një film.

Çdo kopje e aktorëve kryesor është e tepërt. Njerëz, nuk ka regjisor që mund ta mendojë më mirë këtë. Derisa bota përgatitet të festojë Krishtlindjet, derisa at shijojnë ndriçimet, dekorimet festive dhe pemët e Krishtlindjeve, mediat tona nuk e lëshojnë të ikë asnjë nga detajet e këtij seriali që ofron çdo ditë nga një episod të re

Të shminkuar, të veshur, të hekurosur, edhe dëshmitarë edhe të pandehur. Njerëzit të zhveshur dhe zbathur. Ekziston një thënie, “Nëse nuk mund ta rrahësh – qeshu me të.”Atë e bëjmë ne. Ne ushqehemi, përmendim miliona, flasim për veshje të brendeve botërore dhe nuk hamë më shumë se një gjevrek dhe jogurt çdo mëngjes. Duket sikur qeshemi me ta, në fakt, të gjithë në sallën e gjyqit po qeshin me ne të gjithë.

Është shkencërisht e vërtetuar se lajmet e këqija shkaktojnë disa faza: tronditje, refuzim për të pranuar realitetin, dëshpërim, indiferencë. Kam frikë se kemi arritur te e fundit. Vështirë më se ndonjë lajm do të na prekë aq fort sa do të shkaktojë ti kalojmë të gjitha fazat me rend. Shumë kohë zgjat, shumë është, truri nuk pranon të përpunojë një serail të tillë.

Do të ishte mbushur me para çdo psikiatër që do të merrte të  studionte këtë popull. 

Ajo që më frikëson mua janë skenarët modern të filmit që i shikojmë në televizione çdo natë. Dhe nuk duhet të jenë shumë modern, ka shumë materiale nga emrat botërorë që ne i kemi admiruar.

E jetojmë Kassandrën gati për tre dekada, “Lugina e Ujqërve” na ndodhi për një periudhë shumë më të shkurtër. Me muaj të tëra shfaqeshte “Titaniku” në kinematë në të gjithë vendin. Gjeni një varkë në kohë, mbani mend, nuk kishte mjaft për të gjithë!

 

Të fundit