E shtunë, 27 Korrik, 2024

Shteti dhe Pushteti

Shkruan: Orhan Asani

Shteti– është një territor i caktuar që ka kufinjtë e vet, dhe si një ogranizëm që ka organet (institucionet) e veta që e mbajnë të gjallë këtë organizëm i cili nuk do të mund të jetonte pa funksionimin e këtyre organeve (institucioneve). Ne te gjithe pak a shumë i dijmë këta organe shtetrore siq janë: Legjislativi, Eksekutivi, Gjyqsori, Pushteti suprem, Qeverisja lokale dhe disa organe të tjera te nivelit më të ulet siq jane drejtorite të ndryshme të agjensioneve shtetrore.

Këta organe (institucione) shtetrore janë aq mirë të renditura që të kryejnë secila prej tyre funksionin e vet me qëllim që të mbajnë të gjallë dhe të qëndrueshëm organizmin e vet që e quajmë Shtet, por problemet dhe konfliktet ndërmjet këtyre institucioneve lindin në momentin kur keta institucione do të meren në dorë per t’u udhëhequr me ta nga njerëz apo thënë më sakt partite politike të ndryshme.

Pushteti–  nga pikpamja tekniko-organizative, pushteti mund të përkufizohet si autoriteti vendimmarrës, e ushtruar në përputhje me normat dhe rregulloret e një organi drejtues, si dhe të kompetencave dhe përgjegjësive menaxhuese me organet e lartpermendura. Eshtë shumë e thjeshtë, janë partite politike ata që vazhdimisht garojnë apo luftojnë që të marrin dhe te arijnë te ‘’pushteti’’ me çdo kusht.

Këta parti politike luftën për pushtet e bëjnë sikur tregtarët që shesin mallrat e tyre në treg, shpalosin programet e përpunuara mbrendapartiake për qeverisje ‘’perfekte’’ të organeve të lartpërmendura duke kerkuar besimin e popullit që t’ua jep nepërmjet votës por, sa qëndrojnë besnik ata që arijne të marin në dore udhëheqjen e këtyre organeve ndaj asaj ‘’shumice’’ që ia jep përkrahjen për udhëheqësi?? Pergjigjen e dijmë të gjithë.

Ditet e sotme shohim anketa nga të katër anët e bëra nga organizata apo mendiume të ndryshme rreth këtyre qështjeve dhe rezultati na del se ¾ (tre të katërtat) e popullatës apo shumica dërrmuese nuk janë aspak të kënaqur me funksionimin e shtetit. Une do të kisha thënë ndryshe: absolutisht organet dhe institucionet e shtetit janë dhe funksionojnë në menyrë shumë të bukur por ama, e gjitha nvaret ata organe nga kush dhe si udhehiqen? Kjo eshte dicka tjeter.

E vetmja menyrë për përmirsimin e kësaj situate është se në momentin kur partite politike dalin ne treg për të garuar me njera-tjetrën për të marë në dorë këta institucione (ëndër e të gjithëve), në momentin që dalin në treg dhe duan produkti I tyre të jetë sa më I pelqyer tek njerëzit, mu këtu ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të studiojmë me precisitet pastër, bukur, mirë programet e shpalosura dhe metodologjine e tyre për të udhëhequr me organet e shtetit. Më pastaj duke e derguar një grup njerzish në ata organe që të udhëheq ne poashtu duhet kujdesur për ta dhe duhet kontrolluar gjithcka që është në disponimin tonë për të parë a janë meritorë për të udhëhequr me këta organe duke pasur parasysh edhe infektimin e ndonjërit prej këtyre organeve nga viruset siq jane korrupsioni, krim I organizuar etj, dhe këtë të gjithë qytetarët e rëndomtë mundet dhe ka mundësi ta gjykojne vetë. Nëse arijmë në këtë drejtim t’i kuptojmë gjërat mirë do të kemi edhe rezultate të mira, dhe vetëm në këtë mënyrë lufta kundër korrupsionit do të ketë efektin e saj shumë më të mirë.

Të fundit