E diel, 6 Tetor, 2024

Italia do kërkojë në BE rihapjen e temës së bisedimeve me Tiranën e Shkupin

Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi sot se vendi i tij do të kërkojë në çdo takim të ardhshëm të Këshillit Europian që të merret në shqyrtim hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Bashkimin europian.

Këto komente zoti Conte i bëri gjatë një deklarate në përfundim të takimit në Romë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, dy ditë pas një takimi të njejtë që ai pati dhe me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Ndërsa ripohoi se sipas tij, mosmarrja e një vendimi dy javë më parë, ishte një “gabim historik”, kryeministri italian theksoi se perspektiva e zgjerimit mbetet instrumenti më i mirë për integrimin e plotë të dy vendeve ballkanike si dhe për të garatuar një zhvillim të sigurt e të besueshëm.

Duke ju referuar situatës në Shqipëri, ai u shpreh se vendi duhet të zgjidhë krizën politike dhe institucionale për të vijuar përmbylljen e reformave si dhe që në momentin kur vendet anëtare do të duhet të vendosin për zgjerimin, Shqipëria t’i ketë letrat në rregull.

Ai shpjegoi se kishte inkurajuar kryeministrin Rama për nevojën e një hapjeje të qartë kundrejt opozitës, me qëllim që të zhbllokohet situata kritike që prej kohësh tha ai po e pengon vendin të vijojë me reformat e nisura e veçanërisht me atë zgjedhore. E njëjta ftesë, shtoi ai, shkon dhe për opozitën, që të përqafojë një hapje të tillë me shpirt konstruktiv dhe pa parakushte.

Të fundit