E shtunë, 27 Korrik, 2024

Për ata që duan të mendojnë, se Albini ka mundur Edi Ramën në Kosovë

Nga Mero Baze

Albin Kurti nuk ka fituar zgjedhjet për të ngjall shpresat tek të gjithë ata që nuk i fitojnë dot. I ka fituar së pari për vete dhe për tu vënë në provë për objektivat e tij. Shihet qartë se ai ka ngjallur zemërim e zhgënjim tek shumë kundërshtarë të Edi Ramës në Kosovë dhe Shqipëri, pse është takuar me të. Biles akoma më shumë, pse ka konstatuar që Edi Rama nuk mbështet korrigjimin e kufijve si objektiv të bisdimeve Kosovë Serbi.

Për Albin Kurtin do të kenë kohë të zhgënjehen apo ngazëllehen, ata që e kanë votuar. Do të kenë fatin ta shikojnë, si ai i realizon ato që ka premtuar, apo fatin e keq të shikojnë se si nuk ja del dot.

Por Albin Kurti nuk është shpall fitues kundër Edi Ramës.

Të gjithë ata që nuk e heqin dot nga pushteti Edi Ramën në Tiranë apo të gjithë ata që po heq nga pushteti në Kosovë, por kanë probleme me Edi Ramën si aleatë të kundërshtarëve të Edi Ramës në Tiranë, nuk kanë pse mërziten me Albin Kurtin pse ka takuar kryeministrin e Shqipërisë. Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë janë të dënuar të takohen me njëri tjetrin dhe sikur të jenë armiq personal të përjetshëm. Natyrisht nëse nuk janë injorantë dhe ta kapërcejnë këtë detyrim.

Por problemi që kanë të zemëruarit me Albinin, është ai që kam shkruar një javë më parë, kur shumë prej tyre fitorja e Albinit u duket si shërim për komplekset e tyre. Dhe njeriu që ka prodhuar më shumë komplekse ndaj kundërshtarve në hapësirat shqiptare natyrisht është Edi Rama.

DIkush në Prishtinë shkrunate se tani ka ardhur koha që Albin Kurti ti tregoj vendin kryeministrit të Shqipërisë. Dikush në Tiranë priste që Albin Kurti të hynte si Avni Rustemi në zyrë të Edi Ramës. Të tjerë që kanë probleme me Edi Ramën, dikush me fjalorin e  tij dikush me brekushet e të tjerë më politikat e tij, po ashtu filluan ta interpretojnë fitoren e Albinit si një gjë që do tu zgjidhte atyre hallet që kanë me Edi Ramën. Gati gati, po e paraqisnin Albinin si çlirues të Kosovës nga Shqipëria dhe sidomos Edi Rama.

Merreni qetë.

Albin Kurti ende nuk ka filluar të gaboj për fat të mirë, pasi ende nuk e ka marrë detyrën. Por edhe po gaboi nuk është fundi i botës. Por këtë pritshmërinë, që ai tu heq Edi Ramën nga pushteti dhe ju pastaj të thoni “fituam”, është mirë ta mbani bëni zero, s enuk ua ka borxh. Nuk ua ka premtuar. Jo se nuk keni të drejt të ëndërroni, por Albini nuk ka fituar për të përmbushur komplekset tuaja. Ka boll një qerre me premtime të veta që mund ta rrënojnë. Por jo takimet me Edi Ramën dhe as fotojo me  aktorin Depardiu. Nuk ka mundur Edi Ramën në Kosovë dhe as është votuar të shpegojë cdo hall që kanë njerëzit me Edi Ramën. Ka mundur Ramushin dhe qeverinë atje.

Të fundit