E premte, 26 Korrik, 2024

“MEJDANI” ZGJEDHOR ME 12 PRILL, ÇFARË THANË LIDERËT PAS TAKIMIT ME PRESIDENTIN?

Agjenda e integrimeve euroatlantike mbetet orientim i të gjitah subjekteve politike. Ky është qëndrim unanim i të gjitha partive politike pjesëmarrëse në takimin e liderëve të ftuar nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Prilli do të jetë muaj zgjedhor. 12 prilli është data e dakorduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga ana e partive politike

KDP

Prilli do të jetë muaj zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Data 12 prill është caktuar në mënyrë unanime nga liderët e partive politike gjatë një takimi me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski. Dy pjesët e këtij takimi kanë kaluar pa ndonjë përplasje të dukshme, ndërkohë që paraprakisht gjatë këtij takimi partitë ka rënë dakord që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.
Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski ka njoftuar paraprakisht se në pjesën e parë të takimit liderët kanë biseduar për temat e euro-integrimit të vendit. Pendarovski mes tjerash ka theksuar se nga të gjithë liderët ka marrë garanci se pa marrë parasysh vendimit të BE-së në lidhje me datën, vendi do të vazhdojë rrugën e euro-integrimeve.
“Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, atë që ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë ranë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin reverzibil, për shkak se nuk kemi pres çka të frikësohemi, të gjithë të pranishmit i thanë jo cilësdo alternativë tjetër. Ka pasur propozime që mos të na fusin në kategorinë fqinjëve, sepse ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj të një anëtares së plotë të organizatës”, ka theksuara Pendarovski.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është arritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.
“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë pa 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, ka deklaruar Zoran Zaev.
Për liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, ka qenë shumë e rëndësishme që të merret një datë për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që pas këtij takimi ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE.
“Nuk ka alternativ tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE. Ky ishte konstatim unanim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim sa i përket mos-marrjes së datës për fillim të negociatave. Ndërkohë në pjesën e dytë ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme ramë dakord që 12 prilli të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim datë për zgjedhje të parakohshme. Kemi realitet të ri, do të kemi qeveri teknike dhe më 12 prill do të kemi fitues të ri të zgjedhjeve”, ka theksuar Hristijan Mickoski.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020. Ahmeti ka theksuar se takimi i sotëm ka qenë një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i vendit.
“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”, ka theksuar Ahmeti.

Edhe partitë opozitare në bllokun politik shqiptar ka shfaqur orinetimin e padiskutueshëm për procesin e integrimeve euro-atlantike, ndërkohë që kanë theksuar se janë të gatshëm për zgjedhjet e 12 prillit.
“Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë më një zonjë. Ajo që tanimë është konfirmuar, më 12 prill shkojmë në zgjedhje, ne si parti ishim të gatshëm, por 12 prilli u zgjodh për arsye se deri atëherë presim anëtarësimin e vendit në NATO. Qytetarët më 12 prill kanë shans që ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, të cilët kohëve të fundit po braktisin shtetin në pamundësi që të prosperojnë këtu”, ka theksuar lideri i ASH-së Sela.

“Të gjithë u dakorduam se Maqedonia nuk duhet të heq dorë nga procesi euro-integrues. Derisa Evropa t’i sqaroj punët e brendshme, ne duhet të vazhdojmë Evropën ta sjellim këtu dhe të vazhdojmë me reformat e posaçërisht ato në fushën e gjyqësorit. Ndërkohë u dakorduam që 12 prilli të jetë dita e zgjedhjeve që do të paraqes një kthesë të madhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka theksuar lideri i Alternativës, Afrim Gashi.

Edhe partia tjetër opozitare Lëvizja BESA, ka bërë të ditur se zgjedhjet e parakohshme mbeten një moment i rëndësishëm që qytetarët të tregojnë orinetimin e tyre të mëtutjeshëm.
“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar zgjedhje të parakohshëm dhe me këtë vendim është moment i rëndësishëm që qytetarët të tregojnë orientimin e mëtejshëm. Në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje procesi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, që më pas në Samitin e radhës të marrim edhe datën për negociata”, ka theksuar lideri i kësaj partie Bilall Kasami.
Ndë ndërkohë pritet që të përcaktohet edhe data kur kryeministri aktual Zoran Zaev ta lëshojë postin e kryeministrit, në mënyrë që të vazhdohet me qeveri teknike për 100 ditë para zgjedhjeve ashtu siç e parashikon kushtetuta sipas marrëveshjes së Përzhinos.

Të fundit