E shtunë, 27 Korrik, 2024

NEGOCIATAT MES MEDOTOLOGJISË SË RE DHE PREMTIMEVE

Franca insiston në një metodologji të re pë negociatat, ndërkohë që përfaqësues të institucioneve europiane janë thirrë në premtimet e bëra për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioneri për zgjerim, Johanes Han është prononcuar për një process paralel. Presidenca Finlandeze ka ofruar ndërkohë një propozim të ri që e nënkupton hapjen e negociatave dhe ndërkohë miratimin e metodologjisë së re të kërkuar nga Franca.

Analizë e KDP-së

Vetëm pak kohë para vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duket se gjithçka ka mbetur pezull. Presidenti francez, Emanuel Makron, ka kërkuar ndërkohë ndryshimin e metodologjisë për negociatat me vendet e reja që duhet të anëtarësohen në të ardhmen. Pikërisht, kjo qasje e presidentit francez duket se do t’i lë pa datë për fillimin e bisedimeve, dy vendet e rajonit, për të cilat Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen në tetor, pas dështimit të vendimit në qershor të këtij viti.

Pozicioni i Francës mbi hapjen e negociatave ka imponuar ndërkohë një debat brenda institucioneve dhe përfaqësuesve të BE-së, por edhe brenda vetë anëtarëve të BE-së, që duket se mbeten të ndara rreth caktimit të datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Paraprakisht, komisioneri për zgjerim, Johanes Han, kishte deklaruar se debati mbi metodologjinë e re të propozuar nga Franca dhe hapjen e e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë shkojë në mënyrë paralale. Hahn ka thekuar se: “Zgjidhja e problemeve të brendshme të BE dhe anëtarësimet e reja duhet të bëhen njëkohësisht”. Nuk dihet ndërkohë se çfarë jehone do të ketë ky qëndrim i komisionerit për zgjerim në kohën kur Franca duket se qëndron e palëkundur në pozicionin e saj për metodologjinë e re.

Në funksion të kësaj situate të paqartë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është parë edhe takimi i mbrëmshëm mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Makron. Edhe pse shpresohej se do të ketë një koordinim të për këtë çështje, duket se ky takim më tepër ka qenë i fokusuar rreth intervenimit turk në Siri dhe Bexit-it, ndërkohë që raportohet se nuk është biseduar për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit.

Ky fakt e bënë situtatën shumë të paqartë para takimit të Këshillit Europian, kur edhe pritet një vendim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka shfaqur ndonjë optimizëm për hapjen e negociatave.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se në Samitin e Bashkimit Evropian pritet marrja e vendimit të pritshëm,  marrja e datës për nisjen e negociatave anëtarësuese. Ai është shprehur optimist se një gjë e tillë do të ndodhë. Duke e komentuar takimin Merkel-Makron, kryeministri Zaev ka theksuar se prêt datë për bisedime.

“Sigurisht se, bëhet fjalë për dy shtete nga gjithsej 28 shtete anëtare. Nesër është Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së, dhe do të mund t’i kuptojmë hapat më konkretisht. Sikurse do të flitet për buxhetin dhe bregzitin, unë shpresoj se do të merret vendim edhe për zgjerimin, ku unë jam optimist se do të jepet edhe data për nisjen e negociatave. Unë mbetem optimist”, ka theksuar Zaev.

Në nivel europian duket se tashmë po bëhen përpjekjet e fundit për të harmonizuar qëndrimet për hapjen ose jot ë negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Në ndërkohë bëhet e ditur se Presidenca finlandeze me BE, ka ofruar një propozim të ri, që nënkupton hapjen e bisedimeve, ndërsa ndërkohë BE të punojë për sjelljen e metodologjisë së re të kërkuar nga Franca. Mbi propozimin e Presidencës finlandeze pritet të diskutojnë sonte ambasadorët e shteteve të BE-së, por nuk dihet nëse ky propozim do të miratohet ose jo. Ky propozim duket si një përpjekje për të kënaqur kërkesën e Francës për një metodologji të re për zhvillimin e nëgociatave me vendet qëe pretendojnë një gjë të tillë nga Ballkani Perëndimor.

Çdo parashikim për hapjen e negociatave duket kaq i pamundur, ndërkohë që Franca akoma nuk ka dhënë një sinjal të qartë se çfarë vendimi përfundimtar do të marrë. Mbetet të shihet nëse do të ngadhënjej ideja për të mbajtur premtimet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, siç e kanë theksuar shumë herë përfaqësuesit e institucioneve europiane, apo do të ngadhënjejë këmbëngulja për të vendosur një metodologji të re për negociatat e propozuar nga Franca.

Kanë mbetur edhe pak kohë deri te një vendim i Këshillit Europian. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin në ankth. Një shtyrje e datës me gjasë do të ketë ndikime edhe në skenën politike të brendshme. Opozita ka kohë që kërkon zgjedhje të parakohshme. Vendimi i Këshillit Europian duket vendimtar për zhvillimet e brendshme, të cilat sipas të gjitha gjasave nëse do të jetë një “jo” do ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

 

Të fundit