Në emisionin “Klan Debat” në TV Klan Maqedoni, në temën “A do të jemi në NATO, a do t’na jepet data e negociatava”, drejtori ekzekutiv i BIRC, Bardhyl Zaimi, ka theksuar se e ardhmja e Maqedonisë dhe e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.
Ai ka shfaqur bindjen se pavarësisht mospajtimet brenda shteteve anëtare të BE-së, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin datë për fillimin e bisrdimeve edhe pse kjo gjë nuk mund të thuhet me siguri deri në momentet e fundit.
Sipas tij, BE ka pasur një impenjim të vazhdueshëm ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke investuar miliarda euro për reforma strukturore. BE, ka theksuar Zaimi, që nga Pakti i Stabilitetit e këndej, sidomos me Procesin e Berlinit tashmë ka një qasje impenjuese ndaj integrimit të rajonit si tërësi. Ai gjithashtu ka theksuar se shtetet e rajonit do të duhet të fokusohen në reformat sistemore që i kërkon procesi i integrimit në BE.
https://www.facebook.com/271420073519493/posts/411459506182215/