E premte, 26 Korrik, 2024

A DO TË MUND TË BËJNË QEVERI LVV ME LDK?

Shkruan: Xhelal Neziri 

Për të bërë qeverinë, LVV i duhet ose LDK ose PDK. Me partitë më të vogla (AAK, PSD, NISMA, AKR) nuk e arrin 61-shin.
Nëse me PDK ka përjashtuar mundësinë e koalicionit, i ngelet vetëm LDK.

E tash gjithçka është në duart e LDK-së.
Në shikim të parë dy parti opozitare që lehtë mund të bëjnë qeverinë. Por, kanë dallime të thella konceptuale dhe ideologjike: LDK është kosovocentriste, e djathtë dhe shtetndërtuese, kurse LVV etnocentriste, e majtë dhe me synim për shkrirjen e Kosovës në Shqipëri.
Mes në këtë dallim konceptual nuk ka.

Kjo tregon për tre mundësi:
1. LDK të presë të dështojë LVV në formimin e shumicës parlamentare kështu që t’i kalojë mandati si parti e dytë dhe më pas të bëjë qeverinë me PDK.
2. Të mos formohet fare qeveri dhe sërish të shkohet në zgjedhje (skenari i Greqisë pas fitores së SYRIZA-s në 2014).
3. LVV të bëjë kthesën 180 gradë nga qëndrimet ndaj shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj.

Sidoqoftë, të gjitha matematikat dhe opsionet janë të mundshme. LDK është në pozitë të vendosë se cila do të jetësohet, përderisa LVV do të qëndrojë larg PDK-së.

 

Marrë nga profili i autorit në Facebook 

Të fundit