Twitter është normalisht një vend i qetë, i rregulluar, një strehë nga përkeqësimet e internetit. Por më 28 korrik, dikush vendosi të prishë qetësinë, dhe e bëri këtë me një provokim të sigurt, shkruan The Atlantic, përcjell KDPOLITIK.COM.
Ka të bëjë me diçka që mësuesit e shkollave të mesme e quajnë “rendi i operacioneve”. Shpërthimi i fundit kishte të bënte me këtë pyetje në dukje të thjeshtë: A mund të zgjidhni këtë?

Shumë të anketuar ishin të sigurt se përgjigjja ishte 16. Të tjerët u përgjigjën se duhur ishte 1. Pastaj filluan ofenduesit me komentet “kjo tregon sa të trashë jeni”… Një tjetër postoi një foto ku tregon se madje edhe dy kalkulatorë elektronikë të ndryshëm nuk ishin dakord.
Kur u përballën me 8:2 (2 + 2), të gjithë në Twitter ranë dakord që 2 + 2 në kllapa duhen llogaritur së pari. Kjo është ajo që na kanë thënë mësuesit tanë: Merreni më parë me ato që janë në kllapa. Sigurisht, 2 + 2 = 4. Pra, pyetja zbritet në 8:2×4.
Tani që jemi përballur me një pjesëtim dhe shumëzim, cili prej tyre ka përparësi? Nëse e kryejmë së pari pjesëtimin, marrim 4 × 4 = 16; nëse kryejmë së pari shumëzimin, marrim 8 ÷ 8 = 1.
Cila mënyrë është e saktë? Konventa standarde konsideron që shumëzimi dhe ndarja kanë përparësi të barabartë. Nëse ne shkruajmë nga e majta në të djathtë, atëherë ndarja shkon së pari, e ndjekur nga shumëzimi. Kështu që, përgjigjja e duhur është 16.