E shtunë, 5 Tetor, 2024

PRIBE NUK E DI SE ME ÇFARË DEMONI PO LUFTOJMË

Ai nuk i ka dëgjuar pëshpëritjet kërcënuese të frymës së Orientit që kemi dëgjuar gjatë gjithë jetës sonë, sa herë që përpiqemi të ngritemi në dinjitet: “Nuk do të ecësh gjatë aq vital, të shohësh drejtë, të drithërosh me buzëqeshjen, të udhëhiqesh nga mendimet e lira dhe me fjalën e hapur të shprehur me zë. Ashtu siç je këtu nuk mund të mbetesh. Do ta thyej kurrizin,  do ta pij gjakun, do të bëj prej teje një copë bime të hidhur në një vend me erë, në një tokë me gurë. Dhe më asnjëherë nuk do të njohë jo pasqyra franceze por as sytë e nënës që të lindi”.

 

Autor: Denko Maleski

 

Misioni i Rajnhard Pribesë, përfaqësues i lartë i administratës gjermane dhe evropiane, përfundoi me publikimin e një dokumenti të Komisionit të BE-së nën udhëheqjen e tij. Tani jashtë misionti kryesor, ai përkohëpsisht na viziton që të shohë deri ku jemi me reformat. Raporti i cili quhet edhe sipas tij por pas të cilit qëndron autoriteti i BE-së është diagnozë për sëmundjen tonë: shtetin e robëruar, gjendjen e korrupsionit të shpërndarë dhe eksploatimit të resurseve publike për përfitim privat, përmes neutralizimit të mekanizmave kontrollues, me mjete ligjore apo joligjore.

Rrugën prej shtetit të robëruar drejt atij demokratik dhe ligjor duhet ta kalojmë vetë. Pribe, jo vetëm se nuk mund ta bëjë këtë për ne, ai nuk është në situatë as në mënyrë thelbësore të tregojë. Tregimi i hapur me emër dhe mbiemër do të thoshte edhe përzierje në punët e brendshme të një shteti sovran. Këtë gjermani siç duket nuk dëshiron ta bëjë. Dhe me të drejtë, pasi vetëm ne mund t’i themi hapur të gjitha punët e pakëndshme dhe të këqija për ne. Megjithatë, kur e ka pranuar ftesën të marrë pjesë në konferencë në Maqedoni, ai është dashur të thotë diçka. Thekset më të rëndësishme të paraqitjes së tij në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, e cila i prek të vërtetat “e thjeshta dhe të ashpra” për korrupsionin tonë dhe defektet e sistemit tonë ligjor dhe politik, u transmetuan në formë të enigmës. Këto deklarata, duken pak si ato të shumicës së politikanëve dhe shkencëtarëve tanë. Ja tre citate nga paraqitja e Priebe-së që u botuan në mediat tona. 1. “Ndonjëherë janë të nevojshme ndryshime në legjislatgurë, ndërsa për atë nevojiten gazetarë të cilët janë të pavarur, të cilët do të bëjnë reforma përkatëse dhe do të ketë vullnet politik për atë”. 2. “Në këtë mënyrë sistemi juridik do të mund të vendosë pavarësi”. Pa udhëheqjen demokratike nuk mund të ekzistojë as qeverisja e së drejtës”. 3. “Ata duhet të kenë vullnet politik për ta implementuar qeverisjen e së drejtës”. Në këtë mënyrë sistemi juridik do të mund të vendosë pavarësi. Pa udhëheqjen demokratike nuk mund të ekzistojë as qeverisje e së drejtës”.

Çfarë në të vërtetë ka dashur të thotë Pribe ndërsa nuk ka mundur nga respekti ndaj nikoqirëve? Fillimisht, se kudo e drejta është produkt i politikës dhe politikanëve. Sipas kësaj, çfarë politikanësh, asi lloj ligjesh dhe reformash. Politikanë të këqij, ligje të këqija dhe reforma. Do të thotë, politikani, siç thotë Pribe duhet të jetë “njeri i pavarur”. Kjo nuk do të thotë, siç do të mendonin shumica, të mos i takojë partisë por, pavarësisht se cilës parti i ka takuar, në qëndrimet dhe sjelljen e tij shihet qartë se interesi publik ka prioritet ndaj atij partiak. Ata janë politikanë të cilët do të prëcaktohen për reforma për të mirën e të gjithë shoqërisë mdaje edhe kur reformat e tilla nuk përkojnë me interesat partiakë. Të themi, mbështetja e politikanve të VMRO-DPMNE-së për shtetin ligjor dhe për keqpërdorimet e pushtetit së udhëheqësisë së tyre paraprake. Vetëm politikanë të tillë, “të pavarur” të cilët dinë ta vendosin interesin e përgjithshëm para atij partiak mund të zbatojnë reforma me të cilat do të vihet gjyqësia e pavarur. Më tej, Pribe dëshiron të na thotë se qeverisje të së drejtës nuk ka në një vend ku funksionon demokracia por parimi: me miqtë edhe kur gabojnë, kundër armiqve edhe kur kanë të drejtë. Demokracia, mund të funksionojë vetëm aty ku politikanët dhe partitë janë të gatshëm të bahskohen rreth parimeve të saja bazike, me pushtet të kontrolluar si një prej pushteteve më të rëndësishme. Aty ku politikanët nuk mund të bashkohen rreth demokracisë si “lojë e vetme në qytet”, luhen lojëra të tjera.

Por kur luhen lojëra të tjera, atëherë nuk ka as demokraci të vërtetë, as shtet ligjor. Tek ju, do të thoshte Pribe sikur të mundeshin do të luheshin edhe lojëra të tjera do të thosha edhe se tek ne nuk ka mbisundim të së drejtës pasi politikanët nuk kanë vullnet politik të vendosin gjendje të mbisundimit të së drejtës. Pa këtë vullnet politik, politikanët edhe më tej do të përzihen aty ku nuk do të guxonin dhe nuk do të ketë sistem juridik të pavarur. Do të shtoja se pasi nuk na funksionon demokracia, nuk mund të na funksionojë as shteti ligjor, për t’i bërë gjërat akoma më të qarta, do të duhet të thotë se nuk do të kemi demokraci dhe shtet ligjor nëse tek politikanët (dhe tek populli) nuk ka vullnet për demokraci dhe shtet ligjor. Asgjë nuk ka prej të dyjave nëse demokracia dhe shteti ligjor nuk bëhen vlerë për të cilën njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë diçka, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për koh; apo prishjen e komoditetit personal.

Randez vous-ja jonë me Perëndimin prej para tridhjetë vitesh, është e komplikuar. Në pyetje janë dy histori dhe kultura politike të cilat nuk janë kompatabile. Më së vështiri e kanë ata të cilët me të vërtetë dëshirojnë ndryshim në Maqedoni i cili do të na afrojë pranë kulturës perëndimore me të cilën ndahen vlera. Pribe përfaqësues i civilizimit perëndimor, nuk di, ta citoj nobelistin Ivo Andriq “çfarë do të thotë të lindësh dhe të jetosh në tehun e midis dy botërave, t’i njohësh dhe t’i kuptosh edhe njërën edhe tjetrën, ndërsa të mos mund të bësh diçka që ato të sqarohen midis vete, t’i duash dhe t’i urresh edhe njërën edhe tjetrën, të hamendesh gjatë gjithë jetës, t’i kesh dy atdhe pa e pasur asnjërin, të jesh kudo si në shtëpi dhe të mbetesh gjithmonë i huaj, të jetosh i kryqëzuar por si viktima dhe si torturues në të njëjtën kohë”. Ai nuk i ka dëgjuar pëshpëritjet kërcënuese të frymës së Orientit që kemi dëgjuar gjatë gjithë jetës sonë, sa herë që përpiqemi të ngritemi në dinjitet: “Nuk do të ecësh gjatë aq vital, të shohësh drejtë, të drithërosh me buzëqeshjen, të udhëhiqesh nga mendimet e lira dhe me fjalën e hapur të shprehur me zë. Ashtu siç je këtu nuk mund të mbetesh. Do ta thyej kurrizin,  do ta pij gjakun, do të bëj prej teje një copë bime të hidhur në një vend me erë, në një tokë me gurë. Dhe më asnjëherë nuk do të njohë jo pasqyra franceze por as sytë e nënës që të lindi”.

Pribe nuk e di se me çfarë demoni po luftojmë. /Inbox7.mk

 

Të fundit