E diel, 3 Nëntor, 2024

AMBASADORI AMERIKAN NË BEOGRAD: KOSOVA ËSHTË E PAVARUR, PO TARIFAT DUHET HEQUR

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kajli Skot,ka theksuar se Uashingtoni dëshiron që Kosova të heq tarifat për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina si kusht për rifillimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Në një intervistë për të përditshmen ‘Kurir’ në fund të mandatit të tij, Skot megjithatë ka rikujtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

 

Autor: Seladin Xhezairi

 

Ambasadori i deritashëm amerikan në Serbi, Kajli Skot, ka shprehur bindjen se emërimi i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perendimor nga ana e Sekretarit të Shtetit, Majk Pompeo, ka për të qenë një vendim i suksesshëm: Matthew Palmer ‘e njeh shumë mirë rajonin, Serbinë, por edhe problemin e Kosovës, ndaj mendoj se është person ideal për të kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës’,- transmeton Klan Macedonia deklaratën e diplomatit amerikan. Pyetjes se si i komenton zërat se ‘thjesht është e pamundur që një fuqi botërore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ia doli të gjejë mënyrë për të detyruar pushtetin kosovar të heq tarifat për mallrat serbe, që është dhe pengesa kryesore për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, ambasadori Skot i është përgjigjur duke rikujtuar qëndrimin amerikan se Kosova është një shtet sovran:

‘Ata të cilët flasin kështu, thjesht nuk mund ta pranojnë se Kosova është një vend i pavarur dhe sovran. Ne nuk mund ta ‘detyrojmë’ as Kosovën, as Serbinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu si partner i cili mbështet procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të bëj çmos për të trimëruar dhe që t’ju mundësojë të dyja palëve arritjen e marrëveshjes. Kjo është me interes  për popullin në Serbi dhe në Kosovë, por edhe në interes të të gjithë rajonit, të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës’.

Diplomati amerikan me këtë rast rithekson  mesazhin e Shtëpisë së Bardhë se dëshiron heqjen e tarifave me qëllim të rifillimit të dialogut me Beogradin: ‘Tani është me rëndësi që Prishtina të fitojë qeverinë e re, të hiqen tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe që dialogu të vazhdojë,’- ka thënë për portalin serb ‘Kurir’ ambasadori i deritashëm amerikan në Beograd.

Të fundit