E premte, 26 Korrik, 2024

TAKIMI I LIDERVE APO PAZARI I PADREJTËSISË

Gjykatësja me përvojë Margarita Caca Nikollovska shpreh optimizmin se keqpërdorimet nga ana e politikanëve, biznesmenëve dhe bashkëpunëtoreve të tyre të afërt do të zgjidhen deri në fund.

 

Autore: Xhumadije Ibrahimi

 

Nesër do të zhvillohet takimi i liderëve ku pritet të arrihet marrëveshje finale për Ligjin për prokurorinë publike. Në takimin e liderëve pritet të që arrihet marrëveshja finale për Ligjin e ri për Prokurori Publike dhe me këtë të vuloset fati i Prokurorisë Speciale. Prokuroria Publike i merr rastet në të cilat deri tani ka punuar Prokuroria Speciale, si obligim profesional në emër të shoqërisë – të kujdeset për efikasitetin e sistemit juridik. Por ekspertët juridikë kanë mendime të ndara rreth rezultatit të transferit të këtillë të lëndëve gjyqësore dhe hetimeve,  specifike për shkak të faktit që dalin nga përgjimi joligjor i mijëra personave në periudhë prej disa vitesh.

PSP NË HISTORI

“Vdekja” evidente e PSP-së, vetëm tri vjet pas formimit, me mbështetje të madhe publike, si simbol për drejtësi në vend, përveç zhgënjimit të qytetarëve, ende shkakton dallime profesionale në mesin e ekspertëve.

Zhdukja e organit special që ishte i ndarë nga institucionet e rregullta gjyqësore, sipas profesorit Gordan Kallajxhiev shkakton gjendje konfuze dhe e kthen mosbesimin te qytetarët.

“Koncepti i PSP-së, përkatësisht vetë emri PSP si simbol për ndryshime dhe shtet juridik, sipas meje duhet të shuhet, siç ofrohet tani, sepse ajo nuk është vetëm prokurori dhe një grup njerëzish, “kjo është koncept, simbol i luftës për sundim të së drejtës”. Në qoftë se e varrosni atë, njerëzit bëhen konfuz dhe humb besimi në sistem, kjo është shumë keq.”

Por, qëndrim krejtësisht të ndryshëm ka gjykatësja me përvojë ndërkombëtare, Margarita Caca Nikollovska, e cila beson se do të ketë drejtësi, sepse lëndët do të vazhdojnë të përpunohen në prokuroritë tjera.

“Ne edhe në të kaluarën kemi pasur riorganizime në sistemin gjyqësor, kur janë shfuqizuar gjykatat, gjykata ekonomike, gjykata e punës së bashkuar, megjithatë lëndët janë përpunuar deri në fund, ose kanë qenë në funksion tjetër. Për çdo rast situata e këtillë ka zgjidhje, duhet të gjendet vullnet politik ajo zgjidhje që është juridike, jo arbitrare, tē zbatohet në praktikë dhe lëndët të vazhdojnë të përpunohen.”

Ndërkohë, Prokurorja speciale Lençe Ristovska shpreh optimizëm se kapacitetet demokratike të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen do të përmirësohen, krahas krizës në sistemin gjyqësor, e cila zgjat periudhë të gjatë, ndërsa për momentin është e fokusuar në fatin e lëndëve me të cilat merret pikërisht institucioni i saj. Ristovska nuk ka përgjigje për atë si ndodhi që tema e sundimit të së drejtës të jetë premtim I vazhdueshëm në fjalimet politike, ndërsa besimi I qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe në drejtësi të jetë në rënie.

“Nuk di çfarë të them, kjo është pyetje për ata, unë besoj se ne si profesionistë punojmë maksimalisht dhe me përkushtim në drejtim të sigurimit të sundimit të së drejtës dhe në frymën e ditës së sotme ua uroj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, me dëshirë për shumë shëndet dhe prosperitet.”

Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski, tha se mes grupeve të fundit javën e kaluar veç se kishte kompromis të arritur, por në momentin e fundit, pushteti është tërhequr.

“Sipas informatave që i kam unë, kurse disa prej atyre informatave edhe u publikuan, kompromisi veç se ishte i arritur për Ligjin për Prokurori Publike, por në momentin e ardhshëm, pushteti është tërhequr në pozitën fillestare.”

ZGJEDHJE NË PRILL?

Nga Qeveria, ndërkaq, e konfirmuan takimin për Agjencinë informative shtetërore.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë shënimit të Festës së Pavarësisë tha në Shkup se është i bindur që propozim-ligji i shumëpërfolur për Prokurorinë Publike do të marrë dritën jeshile me shumicën e dy të tretave, duke u treguar i hapur edhe për zgjedhjet e reja.

“Të përkushtuar ndaj interesave shtetërore, në periudhën e rëndësishme që pason, pres që të kyçen edhe institucionet kryesore të shtetit. Jam I bindur se kemi kapacitet që ta miratojmë ligjin për Prokurori Publike me shumicë prej dy të tretave dhe të gjitha rastet e krimit dhe korrupsionit të marrin epilogun e drejtë”.

Kryeministri Zaev dhe kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, do të takohen nesër në Kuvend, kur përveç Ligjit për Prokurori, do të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme. Insistimi i opozitës që Katica Janeva të mos marrë mandat tjetër, pas arrestimit të saj dhe pengesës së tejkaluar, por hija që bie mbi punën e Janevës, në rastin “Zhvatja” e vë në pikëpyetje kredibilitetin e gjithë asaj që bërë PSP-ja deri tani, gjë që në praktikë krijon dyshime shumë më të mëdha se drejtësia do të shkojë në vend. /KDP

Të fundit