E premte, 26 Korrik, 2024

INCIDENT MIDIS KROACISË DHE SERBISË, REAGON KRYEMINISTRI KROAT

Vendimi i autoriteteve kufitare të Kroacisë që të mos lejojnë hyrjen në vend të një delegacioni të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, ka shkaktuar një valë akuzash e kundër-akuzash mes Beogradit dhe Zagrebit zyrtar. Delegacioni ushtarak synonte të bëj homazhe për viktimat e Luftës së Dytë Botërore në lokalitetin e Jasenovcit. Pala kroate ka hedhur poshtë se vizita ishte e paralajmëruar.

Shefi i delegacionit ushtarak serb, shpjegoi se pas peripecive tri orëshe në vendkalimin kufitar, dërgata e përbërë nga oficerë, nënoficerë dhe kadetë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë ishin kthyer në Beograd. Pretendime këto që të shtunën u hodhën poshtë nga drejtori i policisë kroate, sipas të cilit pala serbe nuk e kishte paralajmëruar vizitën konform rregullave ligjore.

Mirëpo, kjo nuk ka përfunduar me kaq: ministri serb i Mbrojtjes, Alenksandar Vulin,por edhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë akuzuar Kroacinë se me veprimin e vet dëshmon se nuk ka respekt për viktimat: ‘Për aq sa respektojmë viktimat tona, po aq do të mund të tregojmë respekt për viktimat e huaja. Unë e kuptoj se kroatët nuk dëshirojnë të kujton të kaluarën e vet dhe atë që ndodhi gjatë Luftës së dytë Botërore,’ – transmeton tv Klan Macedonia deklaratën e presidentit serb Vuçiq. Pretendime këto që nuk mbetën pa përgjigjen e palës kroate.  Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe kryeministri Andrej Plenkoviq thanë se qëllimi i Serbisë kishte qenë një provokacion për të shkaktuar incident:’Fjala është për një përpjekje të paparalajmëruar dhe për ardhjen pa marrëveshje në Republikën e Kroacisë, në mënyrë që nën uniforma të Ushtrisë së Serbisë që qëndrojnë në zonën e Jasenovcit. Fjala është për një tentim që ashiqare nuk kishte karakter përkujtimor, sikurndër që duhej, të respektit dhe pietetit për viktimat, por me povokacion të qëllimshëm për të shkaktuar incident,’ – tha kryeministrit kroat Plenkoviq duke nënvizuar se vendi i tij pret që shteti i Serbisë të trajtojë me respekt Koacinë dhe kroatët në Serbi.

Sipas të dhënave në kampin famëkeq të Jasenovcit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë humbur jetën rreth 100 mijë veta, prej tyre  janë identifikuar mbi 83 mijë dhe- gjysma e tyre thuhet se kanë qenë serbë. /KDP

Të fundit