Sindikata dhe MASH nuk kanë arritur marrëveshje, ndërkohë që fillimi i vitit të ri shkollor mbetet i pasigurt. Sindikata tashmë ka vendosur për mbajtjen e grevës paralajmëruese për rritje të pagave 25 përqind, ndërsa MASH ka kërkuar nga shkollat që most a përfillin këtë vendim dhe të fillojnë me vitin e ri shkollor, duke sqaruar se pagat vazhdimisht rriten.
Autore: Xhumadije Ibrahimi
Ashtu siç pritej, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata për Arsim, nuk kanë arritur marrëveshje për të shmangur keqkuptimet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Kjo përplasje tashmë ka hapur dilemën nëse mësimi do të fillojë me 2 shtator apo në ditën në vijim.
Ministri për Arsim Arbër Ademi u ka bërë thirrje nxënësve nesër të paraqiten në shkollë, ndërsa arsimtarët t’i kryejnë obligimet e tyre, ndërsa nga SASHK-u të cilët janë të pakënaqur me 5% rritje të pagave janë kategorikë se do të ketë grevë paralajmëruese. Nga Sindikata kanë kërkuar që përpjekjet për të bërë presione të zvogëlohen, sepse për këtë duhet të mbahet përgjegjësi penale. Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë vazhdon të mbajë qëndrimin se nesër, dita e parë e vitit të ri shkollor do të fillojë me grevë paralajmëruese të arsimtarëve, të cilët janë të pakënaqur nga rritja e paralajmëruar e pagave prej vetëm 5%, ata kërkojnë 25% rritje të pagave.
“Gjatë ditës së nesërme sindikata do të jetë në grevë, kjo d.m.th se grevë do të ketë në bazë të bisedimeve të deritanishme me autoritetet, zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët deri sot nuk është gjetur. Për këtë arsye anëtarët tanë nesër do të jenë në hapësira për grevë, nuk do t’i pranojnë nxënësit dhe nuk do t’i kryejnë obligimet e tyre”, ka theksuar Jakim Nedellkovski, kryetar i SASHK-ut.
Ministri për arrsim Arbër Ademi u ka bërë thirrje arsimtarëve dhe të punësuarve në shkolla nesër të fillojnë me mësim dhe t’i pranojnë nxënësit, sepse siç ka theskuar ai “nuk i kujtohet ndonjëherë të jetë organizuar grevë kur tanimë ka vendim për rritjen e pagave”. Ademi ka rikujtuar se vazhdimisht punohet në përmirësimin e statusit social dhe material të punëtorëve të arsimit dhe se për një vit pagat e arsimtarëve janë rritur për 10 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Nga sindikata nuk e pranojnë apelin e ministrit, për ta e drejta për grevë është e garantuar, ndërsa përpjekjet për të bërë presione të zvogëlohen, sepse siç thonë për këtë mbahet përgjegjësi penale.
Përplasjet mes SASHK-ut dhe MASH-it kanë filluar kohë më parë dhe përkundër takimeve të realizuar nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Sipas Sindikatës greva është paralajmëruese për rritjen e pagave jo 5 përind por 25 përqind. Sipas tyre, nëse nuk do të ndodh ë kjo brenda muajit shtator në të ardhmen mund të pritet grevë e përgjithshme. Tash për tash bëhet fjalë vetëm për ditën e fillimit, ndërkohë që palët mbeten në qëndrimet e njëjta. Mbetet të shihet nëse shkollat do t’i përgjigjen Sindikatës apo ministrisë, e cila këmbëngul që të fillohë viti i ri shkollor dhe të mos përfillet greva paralajmëruse.