Krimi institucional është problemi më i madh me të cilin po ballafaqohet vendi, që nga pavarisa dhe I cili prodhon shumë dukuri tjera negative.
Krimi institucional është problemi më i madh me të cilin po ballafaqohet vendi, që nga pavarisa dhe I cili prodhon shumë dukuri tjera negative, me theks bllokimin e proceseve integruese në strukturat euroatlnatike, thotë për TVM2 analisti politik Xhelal Neziri. Ai shton se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe kjo të implmentohet nga ana e të gjitha institucioneve kompetente duke mos anashkaluar madje edhe nevojën për reformimin e mentalitetit kolektiv të shoqërisë. Zhgënjimi nga PSP nuk duhet të nënkuptojë heqje dorë nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit, shton Neziri. Çfarëdo lloj dakordimi mes pushtetit dhe opozitës, nuk mund prodhojë marrveshje e cila do të mbyllë rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nuk ka ndodhur askund në botë që me marrëveshje politike të mbyllen rastet që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar, ka theksuar analisti Xhelal Neziri.
“Është një ndër problemet bazike, burim i të gjitha të këqijave. Duhet kërkuar mënyra dhe mjetë për të luftuar në mënyrë më efikase. Themelimi I PSP ishte një shpresë se diçka do të ndryshojë në këtë drejtim në kuptimin e luftimit të korrupsionit,krimit të organizuar apo ati institucional dhe një gjë e tillë tani e pamë se nuk është e mjaftueshme. Medoj se së pari duhet të ketë reforma në pikpamjen tonë kolektive, pra reforma në mentalitetin tonë koletiv, dhe se qytetari duhet të ketë rolin e tij në luftimin e kësaj dukurie. Lufta për shtet ligjorë dhe drejtësi është luftë permanente dhe e vazhdueshme, luftë drejt përsosëshmërisë e cila do të prodhojë rezultate. Nëse ne heqim dorë shkaku i zhgënjimit nga PSP do ta ndihmojmë edhe më shumë krimin dhe korrupsionin”, tha analisti politik Xhelal Neziri.
Rasti “Zhvatja”, Bilalli: Hetimi, doemos duhet të zgjerohet
Për profesoreshën universitare Arta Bilalli ,hetimi për rastin “Zhvatja” që procesohet nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion doemos duhet zgjeruar. Sipas saj, një vepër e tillë është e pamundur të kryhet me numër kaq të vogël të personave.
“Kam dyshime se edhe personalitete tjera të pushtetit janë të involvuara apo i kanë përkrahur ata .Kjo është një lëndë ku edhe mediat e huaja thonë se u thye miti i Heroinës.Nuk është me rëndësi heroina në këtë rast ,me rëndësi është se u thye ajo shpresa për drejtësi të cilën e prisnim në RMV dhe nuk mendoj se është punë individuale e tre katër personave por është më e gjërë”, tha Arta Bilalli, ekspert për çështje juridike.
Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion në prononcimet e tyre theksuan se hetimi akoma është i hapur, i njejti është në faze parahetimore, . për rastin Zhvatja deri më tani në paraburgim janë tre të dyshar, në mesin e të cilëve zhvatësi Bojan Jovanovski, biznesmeni Zoran Milevski dhe prokurorja Speciale Katic Janeva. Kryeprokurori I prokurorisë së përgjithshme Lubomir Joveski, disa ditë më parë potencoi se të gjithë para ligjit janë të barabartë, dhe cdo kush që ka keqpërdorur Ligjin do të përgjigjet para organeve të drejtësisë.