E mërkurë, 15 Maj, 2024

FLET GAZETARI QË PARALAJMËROI AFERËN ‘ZHVATJA’

Branko Gerovski është gazetari që kohë më parë, në muajin qershor, përmes një seri shkrimesh, paralajmëroi skandalin e ‘Zhvatjes’  në të cilin, tash për tash, rezulton të jetë e implikuar edhe Kryeprokurorja speciale Katica Janeva. Duke folur për motivet për ta bërë këtë, ai tha se ka qenë i shtyrë nga dëshira për veprimin e shtetit të së drejtës. Gerovski në televizionin maqedonas Sonce ka komentuar edhe bombat për bisedimet private mes politikanëve nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ky është gazetari me përvojë, Branko Geroski që paralajmëroi  aferën që po e trand aktualisht Maqedoninë e Veriut, e që u konfirmua me xhirimet e publikuara nga portali italian ‘La Veritta’. Në to shihet mbushja e çantave me  1.5 milion euro  të cilat në shtëpçinë e tij I jep jep biznesmeni Orce Kamçev për të shpëtuar nga një proces gjyqësor. Në të, përveç dy personave të paraburgosur, dyshohet të jetë e implikuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva të cilës tashmë I është shqipt uar dënimi me paraburgim prej 30 ditësh.

Branko Geroski tha të enjten  në mbrëmje për një emision televiziv maqedonas  me titull simbolik ‘Jadi burek – ha byrek’ se kishte qenë puna e Prokurorisë Speciale që u ngrit për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar ajo që e kishte shtyrë të dyshojë se nuk po veprohet mirë, si duhet, ndërsa pë shkrimin që i parapriu publikimit të videove inkriminuese, tha se nuk I kishte pare xhirimet, por i kishte besuar një burimi të sigurt:

‘Burimi ishte tepër serioz dhe unë i besoj. M’i treguan disa detaje nga xhirimi,’– thotë gazetari Geroski i cili për këtë çështje fillimisht pati folur edhe për seksionin maqedonas të Zërit të Amerikës. Në analizën e tij për t’i shkuar deri në fund kësaj afere, ai parashikon se rasti do të marrë epilog gjyqësor:

‘Personalisht pres që të paktën pesë veta të përfshihen në hetime. Krahas këtyre treve, të paktën edhe dy të tjerë’- thotë Branko Geroski.

Skandali, vlerëson ai, ka bërë që Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, e kryeministrit Zoran Zaev, të pësojë një rënie, ndërsa VMRO-DPMNE-ja, një ngritje- tek elektorati maqedonas. Po si e shikon ai pozitën e Bashkimit Demokratik të Ali Ahmetit? Thotë se për shkak të bombave politike të lansuara kohë më parë ku në qendër të vëmendjes është ai dhe bashkëpunëtorë të tij, numri i një integristëve herët a vonë do të dijë t’i kundërpërgjigjet, edhe Zoran Zaevit, njësoj si dhe Nikola Gruevskit. Fajtor që ky i fundit nuk u bë kryeministër para tre vjetësh, thotë Geroski, ishte në masë të madhe  pikërisht Ahmeti:

‘Derdhja e gotës së humbjes së durimit nisi në vitin 2010. Ali Ahmetin në politikë e quajnë ‘pritës i vjetër’. Domethënë ai do të pres, do të durojë, do të pres, do të durojë, dhe gjithë kjo që po shpërthejnë bomba… njerëzit nuk janë budallenj, e din se El Çeka është një ekzekutor që figuron se disponon gjithçka, kurse burimi i gjithë këtij materiali toksik, nuk është në Uashington DC o ku ta di, por në Shkup, këtu, këtu…Bombat janë bërë këtu dhe prej këtu e kanë prejardhjen. Dhe mos prisni se faktori shqiptar ka për ta harruar këtë me lehtësi, ose do ta falë, për shkak se sidomos tek komuniteti shqiptar, nxjerrja e të palarave të natyrës privae, intime, ka një peshë të veçantë,’ vlerësoi Branko Geroski duke rikujtuar se disa nga protagonistët shqiptarë të bombave të mëhershme u skajuan nga skena politike, veprime këto që në tek maqedonasit, thotë ai, edhe gëlltiten:‘Për këto ‘viktima’, një ditë do të vijë fatura mbi tavolinën e atij për të cilin Ali Ahmeti do të bindet ose do të kujtojë se nga aty kanë dalë bombat,’- përfundon Branko Geroski. /KLAN M

Të fundit