E premte, 4 Tetor, 2024

NJË BREXIT PA MARRËVESHJE DO TË SJELLË KAOS NË BRITANI

Britania e Madhe nëse braktis Bashkimin Evropian pa marrëveshje do të ballafaqohet me mungesë karburantesh, ushqimi e ilaçesh, me rënie dhe ngecje nëpër portet e saj, me ashpërsim masash në kufirin me Irlandën dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes sociale. Kështu shkruan e përditshmja britanike SUNDAY TIMES duke iu referuar një raporti sekret qeveritar.

Gazeta thotë se posedon një dokument  të hartuar këtë muaj në Zyrën e Qeverisë  dhe që ofron një pikëpamje të rrallë të përgatitjeve të  fshehta të qeverisë kryeministrit Boris Xhonson për të parandaluar kolapsin në infrastrukturën kombëtare pas largimit të paralajmëruar për në fund të tetorit nga Bashkimi Evropian.SUNDAY TIMES saktëson se dokumenti merret me rreziqet e BREXIT-it pa marrëveshje, ndërsa parashikimet e Zyrës  së Qeverisë janë ‘goditjet’ më të besueshme e jo skenari më i zi për Britaninë e Madhe. Në këto prognoza thuhet se madje 85 për qind e kamionëve të cilët shfrytëzojnë vendkalimet e kanaleve kryesore ‘ndoshta nuk janë të gatshëm’ për doganat franceze, që nënkupton se çrregullimet nëpër porte  kanë për të zgjatur potencialisht edhe deri tre muaj para se të përmirësohet transporti. Qeveria beson se kufiri i ngurt mes Irlandës britanike të Veriut dhe Republikës së Irlandës do të jetë i paevitueshëm, për shkak se planet aktuale për anashkalimin e verifikimeve gjerësisht të përhapura do të tregohen si të paqëndrueshme, komenton gazeta për të përfunduar se ky dokument i ‘ndjeshëm’ përmbanë vlerësimin më të plotë të gatishmërisë së Britanisë së Madhe për të braktisur pa marrëveshje Bashkimin Evropian.

Të fundit