Shkruan: Denko Maleski
Situata në shoqërinë maqedonase është e rëndë. Baza e kësaj krize të përhershme është se shteti nuk është ndërtuar në mënyrë institucionale, në një garë të ndershme të aftësive, për t’iu dhënë shans për një jetë më të mirë qytetarëve të vet. Gjatë dekadave, duke dështuar në arritjen e standardeve të sjelljes së përgjegjshme dhe demokratike, është lënë në situatë “shërbim për shërbim” – nga ndërmarrjet dhe universitetet deri tek politika e lartë. Unë jam njeriu yt, ti je njeriu im, unë jam për ty, ti për mua. Impulset e para erdhën nga institucionet politike në vitet e 90-ta, në të cilat politikanët nga pozita e fuqisë së besuar për të punuar në interes të popullit, u bënë tregtarë me atë fuqi për përfitime private.
Ky është përkufizimi për korrupsionin. Dhe kur gjithçka rreth jush bie në “shërbim për shërbim”, dilema juaj personale është t’i bashkohem dhe t’ia zgjidh problemin një të afërmi, vajzës apo djalit, ose t’ia jap mundësinë ndonjë tjetri i cili gjithashtu do ta zgjidh problemin e tij. Nëse dilet nga sistemi i shërbimeve atëherë janë të vogla mundësitë për sukses, por nëse i bashkoheni mund vetëm të përfitoni. Nënkuptohet, ky sistem në të cilin jetojmë sot pa pasoja për të gjithë shoqërinë. Madje do të thoja se prej “sistemit” të tillë mund të dështojë shteti. Ndryshe suksesi i një shteti bashkëkohor matet në mënyrë primare për atë se sa krijon mundësi për të gjithë qytetarët e vet dhe veçanërisht për të rinjtë, të gjejnë punë me të cilën do ta sigurojnë ekzistencën e tyre.
Në sigurinë e tyre ekonomike dhe prosperitetin janë themelet e mirëqenies së të gjithë shoqërisë. Kjo kërkon një qeverisje të përgjegjshme në drejtimin e duhur. Ju nuk do të gjendeshit më së miri në sistemin e ri kapitalist, thotë një bashkëbisedues i huaj në vitet e krijimit të një shteti të pavarur maqedonas. I ndërgjegjshëm për anën e errët të kapitalizmit dhe mungesën e vetëdijes demokratike dhe të institucioneve demokratike, frikësohej që populli i Maqedonisë të bëhej pre e lehtë për të korruptuarit e fuqishëm politik, uzurpatorët e demokracisë së shpallur. Kjo edhe ndodhi.
Pa një vizion të ndërtimit të institucioneve demokratike të cilat do të na mbronin nga uzurpatorët e pushtetit, pa dëshirën për t’u bashkuar rreth rregullave elementare demokratike, partitë politike, jo rrallë, si grupe bandite u nisën drejt pushtimit të pushtetit për t’i shlyer detyrimet ndaj vetes dhe logjistikës së tyre intelektuale. Rrallë kush mendoi për popullin dhe për shtetin. Por pa rregullat demokratike në të cilat punohet, erdhi një lloj lufte për mbijetesën e secilit kundër secilit. Në këtë luftë më së miri kaluan ata në politikë dhe ata në sferën intelektuale të cilët i arsyetuan veprimet e politikanëve, kryesisht prej shkenacave shoqërore. Më të mirët e gjeneratës sime, ata të cilët janë regjistruar jo në Fakultetin Juridik por në Elektro-teknik, Makinerik apo fakultete të ngjashme mbetën pa ekzistencë me mbylljen e fabrikave në të cilat ishin kuadër drejtues profesional.
Pa vizion të qartë për domosdoshmërinë e institucioneve demokratike dhe pa dëshirën që të bashkohen rreth postulateve bazë të sistemit demokratik, partitë politike u nisën në luftën për të pushtuar pushtetin. Kështu, në këtë kaos dhe shtyrje gjithëpërfshirëse, elita politike dhe intelektuale fitoi përparësi të madhe para punëtorit të thjeshtë: ata dispononin me të mirat e pushtetit. Por jo të pushtetit demokratik të vendosur nën kontroll, por në formën e fuqisë të bëhet gjithçka dëshirohet pa dhënë llogari. Kjo shkaktoi ndarje të mëtejme në shoqëri dhe urrejtje dhe neveri tek populli nga vetë akti politik, diçka çka pa të cilën nuk ka shtet modern. Pasi, politika e një vendi nuk bëhet me ndryshime ciklike të elitës politike përmes zgjedhjeve përmes së cilave ata, familjet e tyre dhe logjistika e tyre intelektuale i kënaqin nevojat materiale në mënyrën më të papërshtatshme për sistemet demokratike. Nëse nuk mendohet për popullin, shteti vjen në situatë të stagnimit dhe regresit.
Prandaj keqpërdorimi i demokracisë për tridhjetë vjet si parmak i lansuar për funksionet politike nuk e solli prosperitetin e pritshëm ndërsa shteti ynë mbeti në nivel të zhvillimit ekonomik të viteve të nëntëdhjeta.
Kur shteti të bie në derexhe të tillë, harxhohen resurset me të cilat elita politike dhe logjistika e saj intelektuale i kënaq nevojat e veta, dhe trashëgimtarët e tyre detyrohen të fillojnë ta ndajnë fatin e popullit të varfëruar. Në situatë të atillë jemi tani: nuk ka më prej ku të merret. Më së lehti është të merret prej atyre që e kanë bërë pasurinë jo në pajtim me logjikën protestante, prej një denari t’i bësh dy, por në pajtim me praktikën korruptuese në shtetin tonë dhe rrethanën fatlume, me shkeljen e sistemit paraprak, që në duar t’u bie pasuria.
Në këtë situatë të tmershme në të cilën ndodhemi, ata të cilët kanë vendosur të drejtojnë shtetin tonë janë ose engjëj ose djaj, pata shkruar njëherë. Të shohësh si bëjnë të gjithë, të mundesh edhe t’i ndërsa të mos e bësh duke e rrezikuar mirëqenien e të afërmve në emër të së mirës së përgjithshme, është asketizëm i cili rrallë herë haset kudo në botë.
Në Maqedoni, nga ana tjetër sfidat janë aq të mëdha saqë rregulli amerikan se secilit që i është besuar ndonjë lloj pushteti është vjedhës potencial tek ne duhet të vlejë: është vjedhës! Të gjithëve që u është besuar fuqia janë vjedhës, është pozita e sigurt nisëse. Partitë kanë mundësi të bashkohen dhe të shpëtojnë gjithçka mund të shpëtohet. Por, nëse të gjithë janë vjedhës dhe mashtrues potencial, do të thotë se nuk ka dalje. Dalje ka në bashkimin rreth rregullave të demokracisë dhe llogaridhënies. Por këta njerëz të rinj të opozitës dëshirojnë ta vazhdojnë lojën e vjetër e cila garanton se, në fund edhe sikur të vijnë në pushtet dhe të vazhdojnë të qeverisin me metodat e njëjta edhe atyre dikush do t’ua thyejë dhëmbët. Vallë është e patjetërsueshme që rruga jonë derjt një shoqërie dinjitoze të kalojë përmes thyerjs së kokave dhe dhëmbëve. Po deri aty i çuam punët: gjatë tre dekadave të kaluara, partitë, përmes sistemit “shërbim për shërbim” dhe jo atë të shtetit juridik, morën gjithçka dhe tani filluan të hahen midis tyre. Ky kanibalizëm politik do të ndalojë vetëm atëherë kur partitë do të vendosin që demokracinë dhe shtetin ligjor ta bëjnë “lojën e vetme në qytet”.
Që të vihet një sistem i tillë nevojitet bashkëpunim midis partive dhe jo konflikt konstant. Është më lehtë të shpallet ekzistimi i njëfarë oktapodi të cilit i referohen VMRO-DPMNE sot dhe LSDM dje, i cili vetëm nëse qytetarët e zgjedhin gjatë zgjedhjeve të ardhshme, partia do ta largojë nga trupi i shëndoshë i shtetit. Jo, shoqëria është e sëmurë prej kanibalizmit politik të partive.
Marrë nga Inbox7