E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rinegociata për Prespën?

Shkruan: Denko Maleski

 

Reagimet më të reja të politikanëve grekë dhe të vendit tonë gjatë ndërrimit të pushtetit në Greqi, të cilat kishin të bënin me Marrëveshjen e Prespës, tregojnë diçka për të dyja politikat. Sa janë “evropianizuar” ato, të paktën në shprehje.

Në pranimdorëzimin e detyrës prej ministrit të deritanishëm Jorgos Katrugalos, ministri i ri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias tha se sfera e politikës së jashtme duhet të prehet mbi konsensusin kombëtar dhe se do të bashkëpunojë me opozitën, pavarësisht sjelljes së tyre paraprake ndaj partisë së tij Demokracia e Re.

Tha edhe se qeveria e tij do ta respektojë marrëveshjen e nënshkruar në emër të shtetit, por se do të tentojë t’i rregullojë disa mangësi të marrëveshjes. Përmendi se kjo do të jetë e vështirë, por se mekanizmat e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, hapin mundësi.

Përmendi edhe se tubimet masive të qytetarëve nuk ndihmojnë në zgjidhjen e marrëdhënieve të ndërlikuara në sferën e politikës ndërkombëtare, duke hequr dorë prej njërës prej metodave të preferuara ballkanike – nxitjen e pasioneve nacionaliste në tryeza për përfitim politik.

Për fat të keq, nga ajo që u tha, shefi i opozitës maqedonase e kupton vetëm atë se qeveria e re greke do të përpiqet t’i korrigjojë disa prej gabimeve të Marrëveshjes së Prespës dhe me zemër e pranoi idenë prej të cilës duhet të ikë si djalli.

“E gjithë ajo që është drejtuar nga përmirësimi, rritja e cilësisë dhe kthimi i pozitave të humbura të cilat ky kryeministër i shantazhuar i ka nënshkruar nën presion, ne jemi këtu të rinegocionojmë dhe t’i kthejmë. Unë jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë, nuk kam kurrfarë dileme.

Unë jam në mbrojtjen e interesave kombëtare maqedonase dhe interesat e shtetit të Maqedonisë dhe nuk tërhiqem prej kësaj pike”, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së. Do të thotë, nuk ka ndërtim të konsensusit me LSDM-në në mbrojtjen e interesit shtetëror, nuk ka deklaratë për respektimin e Marrëveshjes së nënshkruar në emër të shtetit, nuk falje të faktit se opozita është përjashtuar prej vendimeve në sferën ndërkombëtare dhe thirrjen për ndërtimin e politikës së jashtme të përbashkët, ndërsa nuk ka asnjë deklaratë se rruga nuk është mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara dhe delikate nga sfera e politikës së jashtme.

Po ky tregim i njëjtë, nga pavarësia e këtej. Kursesi ta mësojmë leksionin se sekreti i suksesit të shteteve të vogla në shoqërinë ndërkombëtare të shteteve është në unifikimin e brendshëm. Se interesi shtetëror nuk është ndonjë term abstrakt i cili buron prej thellësive të historisë ndërsa e posedon ndonjë parti bashkëkohore, por e paraqet përmbledhjen e interesave të reprezentëve politik të popullit në parlamentin sot.

Që atje asnjë parti nuk ka ndonjë rol special në krijimin e këtij interesi. Të gjithë ata janë të barabartë. Në të kundërt, të turpit tonë të madh kombëtar, retorika e vjetër për tradhtarë do të vazhdojë.

Nënkuptohet, asgjë nuk është e përjetshme në jetën tonë, e as marrëveshjet ndërkombëtare. Për to gjenerali Sharl De Gol, presidenti i dikurshëm i Francës ka shkruar: “Marrëveshjet janë sikur trëndafilat dhe vajzat  e reja. Zgjasin për një kohë”.

Njëjtë edhe me Marrëveshjen e Prespës prej së cilës, parë në aspektin teorik, opozita e Maqedonisë mund të tërhiqet kur të vijë në pushtet. Pse atëherë, për kaq shumë të folura kjo nuk do të ndodhë?

Pasi Maqedonia e Veriut nuk është Amerikë, Rusi apo Kinë. Shtetet e vogla në politikën botërore luftojnë që të mbijetojnë, nuk kanë hapësirë për manovra dhe lëvizin nëpër tehun e hollë. Barazia formalo-juridike e shteteve, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se ato faktikisht janë të barabarta.

Sëmundje kronike e politikës së Maqedonisë është mosnjohja e kësaj sfere të rrezikshme, ky det i thellë i politikës botërore në të cilën lundrojnë balena. Padituria është një prej arsyeve se pse silleshim në rreth për tridhjetë vite para se ta zgjidhim problemin me Greqinë. Kjo mosnjohje e politikës ndërkombëtare është produkt i arsimit universitar jopërkatës të politikanëve tanë.

Bashkëpunëtori i ri i Nikolla Gruevskit, pasdiplomist i imi, ishte i bindur se partia e tij do të jetë në pushtet të paktën 20 vjet dhe sqaroi pse. Ndërsa e pyeta, për faktorin ndërkombëtar. Nuk kishte përgjigje. Nuk ka përgjigje as kryeministri i mundshëm i ardhshëm të cilit i nevojitet kurs urgjent prej politikës ndërkombëtare, pse rrezikon t’i përsërisë gabimet e paraardhësit të tij. Këtë e them si njeri i brengosur i cili edhe opozitën e shikon si të tijën, i vetëdijshëm se edhe ajo një ditë do të sjellë vendime të cilat do të kenë ndikim mbi jetën tonë.

Nëse e kupton strukturën anarkiste të rendit ndërkombëtar të shteteve, nëse e kupton rolin e fuqisë së interesave, Hristian Mickovski do ta kuptojë se pse Marrëveshja e Prespës është më e mira që kemi mundur ta fitojmë në kushtet e dhëna. Dhe se politika nacionaliste e partisë së tij e rriti çmimin e kompromisit në lartësi të papara.

Atëherë, nuk do të bie ndërmend çfarëdo rinegociimi prej të cilit vetëm mund të humb edhe ai edhe partia edhe shteti. Me siguri prej njëqind për qind. Nëse këtë nuk e kupton, atëherë edhe më tej do të besojë se do të mundet pa brenga të qëndrojnë në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore duke e çuar shtetin drejt një “Skania” të shterpë e cila bredh në drejtim të kundër.

 

Marrë nga Inbox7.mk

Të fundit