Bashkë me të përditshmen e mbrëmjes le monde të së mërkurës është bashkëngjitur edhe një suplement i vecantë letrar që i këshillon lexuesve 100 romanet më të mirë që kritikët e kësaj gazete kanë evidentuar që prej krijimit të saj në 1946. « Në një botë ku alghoritmet duan të bëjnë ligjin ne po bëjmë zgjedhjen e subjektives », shkruan editoriali i këtij suplementi, përcjell Lapsi.al. Dhe kjo zgjedhje ka emra të mëdhenj të këtij shekulli, Kazanzaqis, Aragon, Jursenar, Graham Green, Pasternak, Kundera, Solzhenicin, Salman Rushdi etj.
Mes këtij suplementi që Lapsi.al e ka lexuar radhitet edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Prej tij është përzgjedhur romani « Gjenerali i ushtrisë së vdekur » dhe ai është prezantuar me kritikën që Alen Boske i ka bërë në Le Monde në vitin 1970, 6 vite pas botimit. « Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit, gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë. Ai ka virtutet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet, dhe të meta si përshembull indiferenca ndaj gjithckaje” shkruan Boske.
Natyrisht të përzgjedhësh vetëm disa shkrimtarë në mes më të mëdhenjve të globit është një punë e vështirë, prandaj Le monde e lexuar nga Lapsi.al, shkruan: “Lista jonë është fryt i debatave të forta, diskutimeve të zjarrta, sherrosjeve gjithashtu, na u desh të bëjmë zgjidhje të dhimbshme, të presi të përzgjedhim mes autorëve edhe me riskun e padrejtësisë”. Por në fund edhe “Gjenerali…” i Ismail Kadaresë gjendet mes kësaj plejade elitare.