“Per mendimin tim”
Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar Ditën e Europës”, të postoja një foto me flamurin e BE-së “nell blue dipinto di blue” apo të përsërisja ndonjë mesazh optimist për të ardhmen tonë europiane. E kam bërë shpesh këto 20 vitet e fundit. Po sot Thjesht, shkurt dhe drejtpërdrejt kam tjeter gjë.
Shkruan: Majlinda Bregu
Europa e bashkuar lindi 75 vite më parë. Nuk ishte shpërblim për të përsosurit, por projekt për të guximshmit. As nuk u ndërtua gjithë njëherësh, as me plane perfekte. Padyshim nuk do te kishte Bashkim Europian, nëse gjykimi politik i ndarjes së palëve “në të mirë“ dhe “të këqinj” do të kishte qenë më kokëforte se vizioni i të ardhmes. Bashkimi u bë sepse armiqtë e Luftës së Dytë Botërore vendosën të shohin njëri-tjetrin si partnerënë, një projekt politik të përbashkët. Sot, në vitin 2025, Europa nuk është ajo e 75 viteve më parë. As ajo e 22 viteve më parë, kur u premtua zgjerimi me Ballkanin Perëndimor. Ajo po riorganizon vetveten me urgjencë: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, tek perballja me ndryshimet klimatike, konkurrueshmëria, inovacioni, pavarësia teknologjike, autonomia energjetike etj etj… Edhe ne në Ballkan flasim gjithnjë e më shumë për këto sfida. Por ambiciet dhe elokuenca politike, nuk ecin në të njëjtën shinë, me vendimet e politikat për zgjidhje.
- Ajo që na duhet nuk është thjesht një “perspektivë europiane”. Na duhet një riformatim strategjik. Një mënyrë e re për të qenë pjesë reale e Europes jo si anëtarët e rinj në pritje, por si pjese e të tërës, kontributore në kohë reale, në konfigurimine, infrastrukturës së re të mbrojtes, sigurisë, konkurrueshmerisë, inovacionit e me radhë.
Për më shumë se dy dekada, BE-ja është përpjekur të balancojë kushtet për anëtarësim, me reformat tona , duke ofruar integrim gradual përpara, anëtarësimit të plotë. Por tre zhvillime thelbesore po e bëjnë këtë logjikë të pamjaftueshme:
- Prioritetet e Europës kanë ndryshuar më shpejt sesainstrumentet e zgjerimit.
- Problemet me besimin tek institucionet, cilesine e jetes, ne rajon vetem se po shtohen,
- Mpakja e shoqerive dhe largimi I te rinjve po merr përmasaekzistenciale.
Ky nuk është një hendek që mund të mbyllet vetëm përmes kapitujve të anëtarësimit.
- Pyetja nuk është nëse do te jemi vende anëtare të BE-së në 2030 apo 2034, por nëse rajoni do te ecë drejt BE-së me të njëjtin ritëm persa i përket përballjes me sfidat kryesore te Europes sot,- sigurinë, konkurrueshmërinë, energjinë, pavaresine e zhvillimit teknologjik, mbështetejen e inovatorëve dhe talentëve etj etj?
Sepse nëse e humbasim këtë dritare kohe, nuk rrezikojmë thjesht një vonesë, por një shkëputje të plotë. Kemi kohe deri sa te bëhemi vende anetare? E pra jo. Ne një botë ku asgje nuk është më e sigurtë, vetëm kohë nuk kemi
- Siguri dhe Mbrojtje
Siguria nuk ruhet vetëm me armë, por duke edukuar brezat për atë çka ia vlen të mbrohet: liritë, mediat, arsimi, mjedisi, vlerat. Ballkani duhet të jetë pjesë e strategjive të BE-së që sot, sepse ndotja, ndryshimet klimatike, shpopullimi, dezinformimi nuk presin hapjen dhe mbylljen e kapitujve.
- Inovacion dhe Konkurrueshmëri
Ndërsa Bota është tashmë ne epoken e Star Wars, duke ndërtuar armë përms inteligjencës artificiale ne shohim ende me endje si mbrohen portat e Minas Tirith në “Zotin e Unazave”. Ne investojmë vetëm 0.08% të buxhetit në kërkim dhe inovacion. A nuk është koha që, përveç aksesit në programe, të negociojmë rolin tonë në strategjinë e përbashkët për të ardhmen?
- Kapitali Njerëzor
Nga rrjedhja e trurit te qarkullimi i tij. Është koha për një pakt të ri BE – Ballkani, që të mos kërkojmë më vetëm mbështetje për VET, por për kthimin e trurit, për ruajtjen e talenteve – përmes mbështetjes financiare nga BE për strehim, lehtësime tatimore, programe kërkimore të përbashkëta, dhe kushte reale për kthimin në vend.
- Buxheti
Të flasësh për zgjerim pa folur për buxhetin është iluzion. BE po përgatit kornizën e re buxhetore 2028–2034. Pa një buxhet të fortë, nuk mund të përballojë sfidat e riarmatimit dhe fondet e mbrojtjes, e aq më pak t’i mbulojë detyrimet që vijnë nga zgjerimi. A e “rëndon” anëtarësimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi buxhetin e BE-së? Jo. Edhe nëse të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor anëtarësohen kostoja vjetore për buxhetin europian do të rritej me rreth 12–15 miliarde euro – më pak se 1% e PBB-së së Unionit. Europa na e ka borxh. Dakort, në kuptimin klasik të borxhit historik. Por, jo për aftesine tonë të spikatur për të qenë gjithmonë vonë përballë zhvillimit. Sepse anëtarësimi i nesërm nuk është vetëm çështje metodologjie, por çështje mbijetese. Shpopullimi, emigracioni, zhvillimi teknologjik, sulmet kibernetike, janë sfida që kërkojnë përgjigje tani. Aksesi në tregje, teknologji dhe siguri, ndalja e hemorragjisë së trurit, transformimi i ekonomisë – nuk janë më çështje negociatash dhe as do te vijë zgjidhja nga një datë simbolike. Negociatat me Europë jane procesi më i rëndesishëm për të ofruar garancitë tona, por negociatat mes të cilës të ardhme duam ti përkasim dhe si? Si partnerë në krizë, apo bashkëautorë në ndërtim – janë testi për këdo që beson tek 9 maji.