Lojërat “veneciane” të kurdisura për të trazuar hegjemoni gjuhësore me logjikën e së kaluar komuniste bien ndesh me realitetin multietnik të Maqedonisë së Veriut, më të drejtën historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që në asnjë rast nuk mund të mendohen si pakicë kombëtare dhe gjuhësore. Përpjekja “strategjike” për ta rrënuar statusin e gjjuhës shqipe është minim i koekzistencës në paqe i dy etnikumeve më të mëdha në shtet dhe rikthim në tensione të panevojshme që e mbajnë peng të ardhmen e vendit. Gjuha është gjallni, identitet, botëshikim, veçanti, vlerë njerëzore e pakontestueshme, ndërsa e drejta e gjuhës është gjallni autentike e atij populli që e flet atë. Maqedonia e Veriut nëse dëshiron që të hapërojë drejt konceptit dhe vlerave europiane, e ka për imperativ që të respektojë institucionalisht dallimet gjuhësore, ekzistencën e shqipes si gjuhë e dytë zyrtare.
Shkruan: Bardhyl Zaimi
Parti margjinale dhe grupe ksenofobe nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese po provojnë të stërvitin patalogjinë e tyre ndaj gjuhës shqipe, duke kontestuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe nëpërmjet të cilit ka një avancim zyrtar të shqipes.
Mbetet tërësisht e pakuptueshme pse pikërisht në këtë kohë kërkohet që të krijohet problem me një çështje që dukej se ishte mbyllur minimalisht si një e drejtë kolektive e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që do të duhej të mendohej për një zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe në përputhje me realitetin historik dhe të ekzistencës historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Mbetet mister se kush po i lëviz matrushkat e tensionimeve dhe padurimeve etnike, në kohën kur përpara Maqedonisë së Veriut ndodhen një mal problemesh të shtresuara që kërkojnë zgjidhje sistematike. Një kthim prapa i panevojshëm, që lëshohet si një hije kërcënuese për tensionim të marrëdhënive ndëretnike në shtetin e brishtë multietnik të Maqedonisë së Veriut.
Lojërat “veneciane” të kurdisura për të trazuar hegjemoni gjuhësore me logjikën e së kaluar komuniste bien ndesh me realitetin multietnik të Maqedonisë, më të drejtën historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që në asnjë rast nuk mund të mendohen si pakicë kombëtare dhe gjuhësore. Përpjekja “strategjike” për ta rrënuar statusin e gjjuhës shqipe është minim i koekzistencës në paqe i dy etnikumeve më të mëdha në shtet dhe rikthim në tensione të panevojshme që e mbajnë peng të ardhmen e vendit.
Gjuha është gjallni, identitet, botëshikim, veçanti, vlerë njerëzore e pakontestueshme, ndërsa e drejta e gjuhës është gjallni autentike e atij populli që e flet atë.
Maqedonia e Veriut nëse dëshiron që të hapërojë drejt konceptit dhe vlerave europiane, e ka për imperativ që të respektojë institucionalisht dallimet gjuhësore, ekzistencën e shqipes si gjuhë e dytë zyrtare.
Mbetet shumë e rëndësishme që përballë kësaj fërtyme raciste që po amballazhohet me “kushtetueshmëri” partitë shqiptare, në pushtet dhe opozitë, të ruajnë një komunikim minimal për të mos bërë politikë me këtë çështje, sepse sidoqoftë humbja do të jetë e përbashkët, ndërsa partitë maqedonase të kthjellën dhe të amortizojnë frymën që kërkon të zhvlerësojë gjuhën shqipe diku nga prapaskenat misterioze, sepse është një pikë e ndjeshme që mund të prodhojë destabilitet.