E mërkurë, 3 Korrik, 2024

PRESIDENTI SERB: MAQEDONASIT JANË VËLLEZËRIT TANË, TEK ATA JAM MË POPULLOR SE TË GJITHË!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur “lobist shqiptar” analistin e njohur amerikan Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.Duke folur të dielën për TV Prva të Beogradit, ai u pyet se si e komenton parashikimin e Serwerit se Vuçiq tani do ta shtrijë ndikimin e tij edhe në Maqedoninë e Veriut. Vuçiq ka thënë se nuk ka pasur dhe nuk ka pretendime të këtilla, duke paralajmëruar se së shpejti presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministri Hristijan Mickoski do të vizitojnë Beogradin,- përcjell kdp.mk.

Me këtë rast, presidenti serb A. Vuçiq ka apostrofuar në kontekst negativ – kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti:

“Kur i shikoni hulumtimet për Maqedoninë e Veriut, vendi më popullor është Serbia, kur i shikoni hulumtimet për politikanët rajonalë dhe të gjithë të tjerët, bindshëm në vendin e parë është Aleksandar Vuçiq. Të gjithë të tjerët, bashkërisht, kanë dy herë më pak se Aleksandar Vuçiq. Madje edhe sipas vlerësimeve dhe në krahasim me pjesën më të madhe të politikanëve maqedonas, këto vlerësime janë më të mëdha. Kurrë nuk jam përzier në asgjë. Kurrë nuk kam dëshiruar që çfarëdo partie politike të organizohet, kurrë këtë nuk do ta dëshiroj, për shkak se maqedonasit janë vëllezërit tanë, pavarësisht vendimit të gabuar lidhur me Rezolutën (për Srebrenicën). Vëllezërit tanë! Dhe, gjithmonë kam dëshiruar të kemi marrëdhënie mundësisht sa më të mira vëllazërore. Së shpejti do ta gostis Presidenten e re Davkovën dhe së shpejti do ta gostis edhe Hristijan Mickoskin dhe edhe kryeministri Vuçeviq dhe do të shikojmë që këtë miqësi ta vazhdojmë. Ne nuk kemi kurrfarë ambiciesh politike dhe kjo ne nuk na intereson. Për dallim nga argati i Serwerit (Daniel) – Kurti i cili nuk ka kurrfarë popullariteti ose minimal, ia doli të përçajë madje edhe indin shqiptar në Maqedoni, për shkak se vetëm këtë e bën, për shkak se për të kurrë një shqiptar i zakonshëm nuk është sa duhet shqiptar i madh, çfarë do të dëshironte që të jenë të dëgjueshmit e tij, dhe asgjë më shumë. Ndërsa Serweri shkoi që të ndihmojë pikërisht këtë, t’i ndihmojë bash palës së Kurtit, jo për shkak të gjendjes kombëtare në Tetovë, por para së gjithash për shkak të politikës që sundon në Tetovë” – ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq për televizionin e afërt me pushtetin e tij TV Prva./KDP/

 

Të fundit

VDEKJA E AUTORIT

HYU KADARE

PËR ISMAIL KADARENË