E martë, 2 Korrik, 2024

STATISTIKAT/ ANGLI SHMANG PENALLTITË, SLLOVAKËT JANË PERFEKTË

Përpjekja e Anglisë për të shkuar një më mirë se sezoni i tyre i fundit vazhdon me një rikthim në “Arena AufSchalke” në raundin e 1/8-ave të UEFA EURO 2024 për t’u përballur me Sllovakinë, e cila bën paraqitjen e saj të dytë me eliminim direkt në Kampionatin Evropian.

– Anglia, e cila nuk ka humbur kurrë ndaj Sllovakisë, është ende e pamposhtur në “Euro 2020”, pas fitores së parë 1-0 kundër Serbisë në Gelzenkirshen dhe barazimeve kundër Danimarkës (1- 1) dhe Sllovenisë (0-0). Sllovakia e nisi turneun me një të papritur. Triumfoi 1-0 kundër Belgjikës, por mori një pikë të vetme nga dy ndeshjet e radhës, kundër Ukrainës (1-2) dhe Rumanisë (1-1).

– Fituesit e këtij dueli do të luajnë kundër Italisë, e cila mundi Anglinë me penallti në finale tre vjet më parë ose Zvicrës në çerekfinalen në Dyseldorf më 6 korrik.

– Anglia dhe Sllovakia janë ndeshur 6 herë deri tani në histori mes tyre, ku ishullorët kanë fituar 5 dhe 1 ndeshje ka përfunduar në barazim.

 

 

– Skuadra e Garet Sauthgejtit ka fituar dy nga tetë ndeshjet e fundit (4 barazime, 2 humbje).

– Anglia tani është kualifikuar nga faza e grupeve në pesë paraqitjet e fundit të Kampionatit Europian, pasi nuk arriti të përparojë në raundet me eliminim direkt në tri nga katër të mëparshmet.

– Anglia është e pamposhtur në dhjetë ndeshjet e saj të fundit në “Euro”, që nga ajo humbje kundër Islandës në Nisë (6 fitore, 4 barazime).

– Sllovakia luan për herë të tretë radhazi në finalet e një Europiani, pasi ka debutuar si një vend i pavarur në “Euro 2016”,(më parë ka qenë pjesë e Çekosllovakisë).

– Sllovakia e ngriti trofeun si pjesë e Çekosllovakisë në 1976, ndërsa u konfirmua gjithashtu forcë e tretë e Europianit në 1960 dhe 1980.

– Herri Kejn shënoi pesë gola në po aq paraqitje në Premier Ligë kundër portierit të Njukasëllit, Dubravka, ndërsa luante për Totenhemin.

– Rekordi i Anglisë në 10 ndeshjet që janë vendosur nga penalltitë është 3 fitore dhe 7 humbje. Disfata e fundit nga ruleta e penalltive erdhi kudnër Italisë në finalen e Euro 2020, duke e bërë humbjen e gjashtë në 8 goditjet e fundit nga pika e bardhë.

– Sllovakia nuk është eliminuar kurrë në historinë e saj me penallti, duke fituar në të tria rastet: dy herë si Çekosllovakia dhe për herë të fundit si Sllovakia në “play off”- in e gjysmëfinales së EURO 2020, përballë Republikës së Irlandës.

WhatsApp Image 2024-06-30 at 14.22.33 (1)

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Të fundit

VDEKJA E AUTORIT

HYU KADARE

PËR ISMAIL KADARENË