E shtunë, 29 Qershor, 2024

POTHUAJ 80% VLERËSIM POZITIV PËR KOMBËTAREN SHQIPTARE, EDHE PSE U ELIMINUA

Nga Eduard Zaloshnja

Pas eliminimit të kombëtares sonë nga kampionati europian, dy portale të mirëndjekura shqiptare, BalkanËeb dhe Shqiptarja.com pyetën audiencën e tyre për vlerësimin që kishin rreth performancës së ekipit tonë në këtë turne. Deri në orën 16:30 të datës 25 qershor, pothuaj 4000 lexues i ishin përgjigjur kësaj pyetje dhe pothuaj 80% e tyre kishin dhënë një vlerësim pozitv për performancën e kombëtares tonë në Euro 24. Vetëm 17% kishin vlerësim negativ.

Analistë sportivë, ish-futbollistë, ish-trajnerë, supermodele, etj. etj. kanë dhënë opinione nga më të ndryshmet nëpër ekrane për ekipin tonë kombëtar qysh nga mbarimi i ndeshjes kundër Spanjës, por 4000 lexuesit e thjeshtë të portaleve të mësipërme kanë një zë shumë më të fuqishëm statistikor – ata përfaqsojnë miliona shqiptarë që kanë ndjekur me ethe kombëtaren tonë në Euro 24.

Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit bën mirë të zhvillojë një sondazh rigoroz shkencor, për të mbledhur opinionet e shqiptarëve kudo që janë për kombëtaren tonë, Sepse në fund të fundit, janë 10 milionë shiptarët ata që e mbështesin, presin dhe vlerësojnë se si na ka përfaqsuar kombëtarja jonë në futboll!

Të fundit