E shtunë, 6 Korrik, 2024

MAQEDONIA E VERIUT NGA E ENJTJA HYN NË FAZËN PORTOKALLI

Nisur nga data 19 qershor (nesër) dhe deri në fund të javës, Republika e Maqedonisë së Veriut do të përjetojë një periudhë të temperaturave të larta, të cilat pritet të variojnë ndërmjet 30 dhe 40 gradë Celsius, ku me këtë vendi pritet të hyjë edhe në fazën portokalli, paralajmëron Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.

Nga nesër deri të dielën Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e një mase ajri të ngrohtë që vie nga jugu, dhe që do të shkaktojë mot me diell dhe të ngrohtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Pritet që termometri të regjistrojë vlera mbi 30 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit, ndërkaq në zona të caktuara temperaturat mund të arrijnë edhe në 40 gradë.

Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike thonë se, sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme territori i vendit nesër do të jetë me ngjyrë të verdhë aktive, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut në nivel portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.

Duke pasur parasysh pritshmërinë e një rritjeje edhe më të madhe të temperaturave, nga e enjtja në të gjithë vendin do të jetë aktiv niveli portokalli.

Të fundit