E mërkurë, 26 Qershor, 2024

SHQIPËRIA PËR REKORD NË KËTË EUROPIAN, 19 LOJTARË KANË LINDUR JASHTË

“Askush nuk është profet në vendin e vet”. Kjo thënie, me origjinë biblike ka kuptim të plotë në “Euro 2024”, që startoi dje me ndeshjen Gjermani-Skoci.

kombetarja

Janë plot 82 futbollistë, 17 më shumë sesa në edicionin e kaluar, që do të përfaqësojnë një kombëtare të ndryshme nga vendi ku kanë lindur. Shqipëria është rasti më tipik, pasi ka 19 futbollistë që kanë lindur jashtë kufijve administrativ të shtetit, duke mbajtur rekordin e Kombëtareve që marrin pjesë në Europian.

Vetëm katër nga 24 skuadrat (Austria, Çekia, Danimarka dhe Holanda) nuk kanë në radhët e tyre lojtarë që kanë lindur jashtë vendit./ Panorama Sport

Të fundit