E shtunë, 20 Korrik, 2024

QEVERIA E RE TË MARTËN NË PARLAMENT – LSDM DHE BDI NË OPOZITË

Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut (RMV), Hristijan Mickoski, pritet që të martën të dorëzojë në Parlament listën zyrtare me emrat e ministrave së bashku me programin e qeverisë që do të drejtojë.

Qeveria do të jetë me ministri të reja dhe të riorganizuara të mbushura me njerëz nga koalicioni qeverisës i përbërë nga VMRO DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Pavarësisht se këto ditë tashmë po spekulohet për disa nga emrat që do të përbëjnë qeverinë, Mickoski nuk ka treguar se kush është në garë për t’u ulur në kolltuqet ministrore.

QEVERI NË AFAT REKORD

Mickoski kishte 20 ditë kohë të formojë qeverinë, nga dita e marrjes së mandatit nga kryetarja Gordana Siljanovska Davkova më 6 qershor.

Seanca për zgjedhjen e Qeverisë mbahet në afat prej 15 ditësh nga marrja e propozimit. Debati në Kuvend mund të zgjasë më së shumti dy ditë. Ai mohon të ketë marrëveshje me BDI-në pasi deputetët e kësaj partie votuan për riorganizimin e qeverisë. Ai thotë se LSDM, BDI dhe LEVICA do të jenë në opozitë.

Ky ligj krijon ministri të reja, ndonëse njoftimi i koalicionit qeverisës të udhëhequr nga VMRO-DPMNE ishte se numri i tyre do të zvogëlohej për 10 për qind.

Nga 16 ministritë aktuale dhe 20 anëtarë të Qeverisë, me riorganizimin e ri parashihen 20 ministri, ndërsa numri i përgjithshëm i anëtarëve të Qeverisë ende nuk dihet zyrtarisht, sepse nuk ka informacione se sa zëvendëskryeministra do të emërohen.

Ky ligj fillimisht shfuqizon tre institucionet e para, përkatësisht Agjencinë e Sporteve me 42 punonjës, Institutin Gjeologjik me 13 punonjës dhe Agjencinë për të cilën nuk ka të dhëna në raportin e MPB-së për numrin e punonjësve.

Pozitat e tyre nuk do të hiqen, por do të duhet të transferojnë punën në një institucion tjetër. Për shembull, punonjësit e Agjencisë për Rini dhe Sport do të transferohen në Ministrinë e re të Sportit. Ligji nuk parashikon për sa punonjës gjithsej bëhet fjalë, por ata që do të punojnë në një adresë të re renditen sipas grupit.

TRANSFERIMET E ADMINISTRATORËVE

Nga Ministria e Ekonomisë në:

  • Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
  • Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale
  • Ministria e Kulturës dhe Turizmit
  • Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në:
  • Ministria e Transformimit Dixhital

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në:

  • Ministrinë e Ekonomisë dhe e Punës

Nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës në:

  • Ministrinë e Transformimit Dixhital
  • Ministrinë e Administratës Publike

Nga Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik në:

  • Inspektoratin Shtetëror i Tregut

Nga Agjencia për Rini dhe Sport në:

  • Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
  • Ministrinë e Sporteve

 

Përgatiti: KDP

Të fundit