E shtunë, 27 Korrik, 2024

RMV, NJË NDËR VENDET ME MË SHUMË MINISTRI NË RAJON

Këtë javë, Maqedonia e Veriut do të zgjerohet zyrtarisht nga 16 në 20 ministri, pasi Presidentja Siljanovska Davkova nënshkroi dekretin për ndryshimet ligjore këtë fundjavë. Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi në ditët e ardhshme pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare. Me këtë vendi, pas Serbisë do të ketë më së shumti ministri në rajon, transmeton KDP.MK.

Kuvendi i RMV-së të shtunën, me 88 vota “për”, 22 “kundër” dhe “asnjë” abstenim  miratoi ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me të cilat nga 16 do të bëhen 20 ministri.

Për funksionimin e plotë të ministrive dhe organeve të administratës shtetërore, plani është që të bëhet ribalancimi i buxhetit si dhe të ndryshohen qindra ligje që kanë të bëjnë me rregullimin e kompetencave, thotë për Kanalin 5 Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE.

Ideja, thotë ai, është që të mos ketë harxhime shtesë për ndërtimin e objekteve për ministritë e reja, por të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese dhe nuk pret as rritje të numrit të të punësuarve

Dhe në numrin ekzistues të të punësuarve kemi mbipunësim në sektorë të caktuar dhe në fushatë kemi folur për sistemin e transferimit të lirë të punonjësve në sektorë nga një institucion në tjetrin dhe në këtë mënyrë do të formohen ministritë e reja, nga marrjen e punonjësve nga institucionet ekzistuese dhe diku ku ka nevojë shtesë. Për punonjësit nuk mund të presim që ky proces të kalojë pa vërejtje, sfida dhe kritika dhe është shumë e rëndësishme që punonjësit të përfshihen në këtë proces përmes përfaqësuesve të tyre sindikal”, thotë Andonovski.

Në anën tjetër, ekspertët kanë vërejtje të shumta për rritjen e numrit të ministrive pa një analizë më të gjerë ekspertësh.

Profesor Borçe Davitkovski për kanal5 thekson se riorganizimi bëhet pa përcaktuar më parë përgjegjësitë ndërmjet ministrive ekzistuese.

Thelbi është të krijohet një reformë reale dhe delimitimi i ministrisë dhe më pas do të shihet se nuk ka nevojë për më shumë se 13-14 departamente kur kabineti anglez është 13, ai francez 14, ne me 20 krerë pa portofol dhe zëvendësa po shkojmë drejt një qeverie afrikane, kabinete të tilla nuk ekzistojnë, gjithçka tjetër është e tepërt”.

Çfarë parashikojnë ndryshimet?

Deri më tani, së bashku me ministritë pa portofol, në Qeveri ishin gjithsej 20 pozita. Tashmë, me 4 poste joministrore, Qeveria do të ketë 24 ministri.

Kjo do të thotë se do të ketë një Ministri të Ekonomisë dhe Punës, e cila do të përfshijë disa nga kompetencat e mëparshme të ministrisë së Ekonomisë. Së bashku me këto, do të integrohet edhe segmenti i punës.

Ministria e Politikës Sociale dhe e Punës, e cila ka ekzistuar deri më tani, tani do të transformohet në Ministri të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Në mënyrë të ngjashme, disa nga kompetencat që Ministria e Ekonomisë ka pasur deri më tani në fushën e minierave dhe energjetikës do të  transferohen në ministrinë e sapoformuar, atë të Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Më tej, një pjesë e kompetencave që kishte Ministria e Ekonomisë në fushën e turizmit do t’i bashkëngjiten tashmë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Në vend të Agjencisë së mëparshme për Rininë dhe Sportin, e cila nuk do të ekzistojë më, do të krijohet Ministria e re e Sportit.

Po krijohen poashtu edhe dy ministri tjera ajo e Digjitalizimit, e cila në thelb do të trashëgojë përgjegjësitë e ish-Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si dhe ministria e Administratës.

  1. Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive vazhdon të punojë si Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, me kompetenca të përcaktuara me këtë ligj;
  2. Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon punën si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme me kompetencat e përcaktuara me këtë ligj;
  3. Ministria e Ekonomisë vazhdon të punojë si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, me kompetenca të përcaktuara me këtë ligj. Ministri i Ekonomisë dhe Punës kryen edhe punët lidhur me tregtinë e jashtme, turizmin, energjinë, minierat dhe burimet minerale deri në marrjen në detyrë të punonjësve të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Punëve të jashtme dhe tregtia e jashtme;
  4. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të punojë si Ministri e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë vazhdon të kryejë punë që kanë të bëjnë me punën deri në marrjen e të punësuarve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës;
  5. Ministria e Kulturës vazhdon të punojë si Ministri e Kulturës dhe Turizmit, me kompetencat e përcaktuara me këtë ligj;
  6. Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës vazhdon të punojë si Ministri e Transformimit Digjital dhe si Ministri e Administratës Publike, me kompetenca të përcaktuara nga ky ligj, si pasardhëse ligjore të kësaj ministrie. Ministria e Transformimit Digjital ruan numrin unik tatimor të Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Ministria e Administratës Publike do të marrë një numër të ri tatimor jo më vonë se tre ditë nga dita e konstituimit të Qeverisë.
  7. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon të funksionojë si Ministri e Transportit;
  8. Agjencia për Rininë dhe Sportin shfuqizohet, dhe punët në kompetencë të saj i kalojnë Ministrisë së Sportit dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë;
  9. Inspektorati Shtetëror i Këmbimit valutor vazhdon punën si organ në kuadër të Ministrisë së Financave;
  10. Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik vazhdon punën si Inspektorat Shtetëror për Energji, Miniera dhe Burime Minerale si organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale;
  11. Inspektorati Shtetëror për Bujqësi dhe Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti vazhdojnë të punojnë si organe në kuadër të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimi i ujërave;
  12. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor vazhdon punën si organ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë;
  13. Inspektorati Shtetëror Arsimor vazhdon të punojë si organ në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;
  14. Inspektorati Shtetëror i Punës vazhdon të punojë si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës;
  15. Inspektorati Shtetëror i Tregut vazhdon të punojë si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës;
  16. Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale vazhdon punën si organ në kuadër të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale;
  17. Inspektorati Shtetëror Administrativ vazhdon të punojë si organ në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike;
  18. Inspektorati Shtetëror i Transportit, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit dhe Inspektorati Shtetëror Komunal vazhdojnë të punojnë si organe në kuadër të Ministrisë së Transportit;
  19. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit vazhdon të punojë si organ në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
  20. Sekretariati për Çështje Evropiane vazhdon të funksionojë si Ministri për Çështjet Evropiane.

Me këtë, Maqedonia e Veriut, bëhet vendi i dytë, pas Serbisë në rajon me më së shumti ministri. Ndryshe, qeveria e Serbisë, e udhëhequr nga Kryeministri Milosh Vuçeviq, ka 25 resora dhe pesë ministra pa portofol.

Në anën tjetër, qeveria e Malit të Zi, e udhëhequr nga Kryeministri Millojko Spajiq, ka 18 ministri dhe pesë zëvendëskryeministra. Kurse ekzekutivi në Republikën e Kosovës numëron tre zëvendëskryeministra dhe 15 minsitri.

Shqipëria poashtu numëron 18 ministri.

 

 

 

Të fundit