E shtunë, 27 Korrik, 2024

FILOZOFI PËR TË GJITHË

Shtëpia botuese e mirënjohur shkupjane Logos-A në panairin e librit “Prishtina 2024”  do të takojë me lexuesin katërvëllimëshen Filozofi për qejf të autorit turk Ömer Sevinçgül, në pëkthim të profesorit dhe përkthyesit Ali Pajaziti, vepër kjo që e pasuron literaturën shqiptare me një tekst të rëndësishëm për frymimin filozofik ndër ne. Siç shprehet autori i parathënies Edison Çeraj, këta katër tituj përbëjnë edhe një histori të shkurtër të filozofisë, e përvijuar si rrëfim, në mënyrë që lexuesi të mos e ketë të vështirë të nuhasë apo të përthithë esencën e ideve të njohura filozofike. Të gjitha dilemat e mëdha filozofike platiten si fije bari përpara ngazëllimit të një fëmije kur gjen lodrën e humbur.Në këtë kuptim qejfi apo loja bartin një rëndësi të madhe për ne, sepse ka një lloj rikthimi aty, një lloj ritakimi me veten e dikurshme, para se t’i futeshim andrallave të përshtatjes, ku një pjesë syresh janë të pashmangshme.

Kështu, një ide e caktuar, më shumë sesa të na thotë diçka të re, duhet të na kujtojë se çfarë kemi harruar në rrugë e sipër, në ngut e sipër; të na përmendë esencat tona, se cili është niveli i pastërtisë apo i ndotjes së tyre, apo se sa janë holluar.

Në këtë pikë, një ide e tillë është edhe poezi, sepse është më shumë sesa një abstraktim i zakonshëm i mendjes.

 

Të fundit