E mërkurë, 3 Korrik, 2024

SULMET SHTETMËDHAJA KUNDËR MALIT TË ZI NUK DO TË RESHTIN, ËSHTË DETYRA JONË TA MBROJMË

Koncesionet që po u bëhen projekteve shtetmëdha dhe protagonistëve të politikave nacionaliste në pesë vitet e fundit, kanë shkaktuar ashiqare efekt krejt të kundërt. Me një qasje të tillë, situata në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, është sjellë në vlim. Nacionalizmi dhe shovinizmi po marrin përmasa të papara. Forcat pro-perëndimore janë shtypur, kurse ato të tjerat, të afërta me regjimin malinj në Moskë – janë gjithnjë e më të fuqishme.

Shkruan: Zhelko Peroviq*

Më në fund duhet të jetë e qartë për të gjithë se i vetmi shtet malazez që ka kuptim dhe që mund të mbijetojë është ai me karakter shumëkombësh dhe shumëkonfesional, civil dhe laik, si pjesë e familjes evropiane të popujve, perkatësisht anëtar i plotëfuqishëm i BE-së. Me një shënim të rëndësishëm se civil nuk do të thotë shtet i serbëve, boshnjakëve (myslimanëve), shqiptarëve, kroatëve dhe QYTETARËVE, të cilët mbase përfaqësojnë malazezët kombëtarë. Kur themi civil, atëherë nënkuptojmë se është shtet MALAZEZ i qytetarëve të barabartë të të gjitha feve dhe kombeve që jetojnë në të.

Siç e tha bukur Andrej, duke cituar të ndjerin Bojan Tonçiq: “Në mungesë të burimeve më të mira, do të citoj veten”. Pra, “për fillim, është e kotë t’u mohohet qëndrimi ndaj serbizmit atyre që serbizimin e konsiderojnë qendër të identitetit të tyre. Ashtu siç është e kotë të na mohojnë neve, që nuk kemi ndjenjën serbe, por vetëm malazeze. Vetëm bashkërisht mund ta ndërtojmë Malin e Zi modern”.

E shkuara dhe e tashmja na japin të drejtën të themi se sulmet shtetmëdha kundër Malit të Zi nuk do të ndalen as në të ardhmen. Nacionalizmi serbomadh, më së shpeshti nën maskën e integralizmit ortodoks, si edhe në dyqind vitet e fundit të “shtetësisë moderne serbe”, do të vazhdojë edhe në të ardhmen mohimin e shtetit, kombit, gjuhës, kulturës dhe kishës malazeze. Është detyrë dhe obligim yni, me ndjenjën dhe dashurinë e nënkuptuar personale për shtetin tonë të vetëm, të mbajmë dhe të mbrojmë Malin e Zi, ashtu siç e kanë bërë këtë të parët tanë.

Vetëm përmes një interpretimi të ndershëm, pra shkencor dhe të dokumentuar të së kaluarës, me verifikimin e vazhdueshëm të fakteve të njohura dhe të reja të besueshme, do të shmangim shtrembërimin e fakteve valide dhe revizionizmin e (pa)qëllimshëm. Dihet mirëfilli se një nga vendimet më të gabueshme strategjike është të hysh në betejë pa aleatë. Sidomos nëse kundërshtari është i fortë ose, si në rastin e Malit të Zi, shumë i fortë. Megjithatë, “nuk ka betejë më të gabuar se ajo që nuk niset” (Lao Tse, para më shumë se 5000 vjetësh). Sot, kur Mali i Zi është sulmuar me të gjitha mjetet, përveç atyre të armatosura, edhe nga jashtë, edhe nga brenda, shtrohet pyetja logjike si të mbrohet karakteri qytetar i shtetit dhe të përshpejtohen integrimet e tij euroatlantike.

Përgjigja është komplekse, duke marrë parasysh shumë faktorë. Bota po kalon një nga krizat më të mëdha të kohëve moderne. Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve nuk ka qenë kurrë më i madh. Kriza financiare që kulmoi në fillim të këtij shekulli nuk është se nuk është kuruar kurrë, por po thellohet çdo ditë e më shumë. Konservatorizmi në të gjithë meridianët po përjeton lulëzimin e tij. Revizionizmi historik edhe i atyre fakteve deri para do kohësh të padiskutueshme historike, po vë të gjitha në pikëpyetje. Burimet natyrore po shterren, ndotja e planetit është gjithnjë e më e madhe, tensioni në marrëdhëniet mes tri superfuqive po arrin kulmin.

Në rrethana të tilla të pavolitshme u gjet Mali i Zi pas kundërrevolucionit të meshave, që nisi dhe u krye me presion të paparë të protagonistëve të nacionalizmit serb dhe imperializmit rus, përtej dhe brenda kufijve malazezë. Këto ditë, jemi dëshmitarë kushedi për të satën herë se asnjë pushtet, madje as ai që   Malit të Zi iu servua nga jashtë, nëse pa bërë zë nuk zbaton të gjitha direktivat dhe instruksionet dhe vetëm mendon të mundohet të veprojë për çdo çështje pavarësisht nga udhëzimet e direkte nga Beogradi, indirekte nga Moska, me automatizëm i nënshtrohet me një të ri dhe më të bindur.

Shtrohet çështja: A ka sot Mali i Zi aleat në procesin e modernizimit të shoqërisë së tij, ruajtjen dhe konsolidimin e sistemit të tij civil dhe shekullar të bazuar në Kushtetutë, për pranimin dhe implementimin e vlerave evropiane, respektivisht për përmbushjen e qëllimit themelor, për të cilin shumica është e përcaktuar – dhe kjo është hyrja sa më e shpejtë në Bashkimin Evropian?

Në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, Mali i Zi përcaktoi qartë drejtimet e politikës së tij të jashtme, duke u rreshtuar me vendet më të zhvilluara dhe duke u përpjekur që në politikë të udhëhiqet nga parimet e demokracisë perëndimore. Të pranojë idetë e modernizimit si kusht të përparimit të tij të përgjithshëm. Ne ende besojmë se është nisur pa kthim mbrapa në këtë drejtim. Në këtë rrugë pati aleatë në vendet më të zhvilluara të Perëndimit, duke mos shpërfillur as vendet e ish-bllokut lindor, me theks të veçantë mbi zhvillimin e marrëdhënieve sa më të mira me të gjithë fqinjët e vet. Njihet si i vetmi vend në rajon që nuk ka probleme të hapura me vendet në fqinjësi të vet.

Vendet e ish-bllokut lindor sot, të gjitha, janë anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë edhe më tej në këtë rrugë, sa me veprimet e tyre po aq edhe me vullnetin e të tjerëve – disa më afër, disa më larg këtij qëllimi. Mali i Zi, i cili në shumë aspekte u konsiderua si më properëndimori, para së gjithash falë politikës së tij të jashtme, për shkak të rrethanave, veçanërisht pas agresionit ndaj Ukrainës, u gjend sërish në rrugën e shpejtë të pranimit në Bashkimin Evropian. Ajo nuk e shfrytëzoi shansin e parë që iu dha, para së gjithash falë kryeministrit të dëmshëm të asaj kohe. Ndaj nuk duhet humbur  rasti i dytë, momental, që parpritmas po i ofrohet.

Mali i Zi që nga ndryshimi i kursit në fund të viteve nëntëdhjetë të qindëvjetëshit të kaluar, gjithmonë ka pasur mbështetjen e aleatëve të tij perëndimorë, sidomos të SHBA-së,  që për numrin më të madh të qytetarëve malazezë ishte simbol i vendit të lirisë njerëzore dhe demokracisë. Aq më tepër, opinioni properëndimor në Mal të Zi është shumë i habitur që në pesë vitet e fundit po mbështeten ato forca që deklarohen qartë si antiperëndimore. Duke parë eshalonin diplomatik të përfaqësuesve diplomatikë amerikanë dhe të të dërguarve të posaçëm në rajon, fitohet përshtypja se vendimet merren në bazë të njohurive të pjesshme dhe interpretimeve lokale të pakumfluara antiperëndimore. Kurse pa një pasqyrë të përkushtuar dhe prej eksperi në të gjithë kompleksitetin e ngjarjeve politike dhe protagonistëve të tyre në Ballkan në tri dekadat e fundit, është e qartë pse, me përjashtim të Ukrainës, Ballkani mbetet rajoni më i ndjeshëm i Evropës së sotme.

Koncesionet që po u bëhen projekteve shtetmëdha dhe protagonistëve të politikave nacionaliste në pesë vitet e fundit, kanë shkaktuar ashiqare efekt krejt të kundërt. Me një qasje të tillë, situata në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, është sjellë në vlim. Nacionalizmi dhe shovinizmi po marrin përmasa të papara. Forcat pro-perëndimore janë shtypur, kurse ato të tjerat, të afërta me regjimin malinj në Moskë – janë gjithnjë e më të fuqishme.

Koncesionet e bëra projekteve të mëdha shtetërore dhe protagonistëve të politikave nacionaliste në pesë vitet e fundit padyshim që kanë pasur efektin e kundërt. Me një qasje të tillë, situata në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u soll në një valë. Nacionalizmi dhe shovinizmi po marrin përmasa të papara. Forcat pro-perëndimore u shtypën, dhe të tjerët, afër regjimit malinj në Moskë – aq më tepër.

Në nivel ditor shkelen të drejtat themelore të njeriut. Ka kanosje për trazira dhe shkaktim të konflikteve. Ngjarjet vetëm gjatë 7-8 muajve të fundit, sikurse janë akti terrorist në Banjskë, zgjedhjet skandaloze në Serbi, sjellja e krerëve serbë dhe një pjesë e atyre kroatë në BeH, si dhe përbërja e Qeverisë së re kroate pa përfaqësues të serbëve dhe me nacionalistë ekstremë në pushtet, si dhe veprimi selektiv, revanshist dhe antiperëndimor i disa përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor në Mal të Zi, besojmë se komprometon mjaftueshëm qasjen e deritanishme, e cila përmes politikës së aleatëve perëndimorë, veçanërisht asaj më të rëndësishmes në Uashington, solli, kjo tingëllon paradoksale, por është e vërtetë, forcimin e ndikimit rus.

Dhe zbatimi i interesave ruse në Ballkan. Ne në Mal të Zi e ndjejmë këtë më së miri. Prandaj duam të besojmë se po i vjen fundi politikës që përjetoi mossukses absolut. Dhe se nuk do të ketë “plan pesëvjeçar” tjetër, pra një “plan të ri pesëvjeçar”. Dhe se është e qartë, sidomos për ata që duhet ta dinë më së miri, se politika e krijimit, kësaj radhe, të “Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Shqiptarëve” nuk çon në të mirën e askujt, por vetëm në konflikte të reja, është e mundshme edhe luftarake. E vetmja politikë racionale është fuqizimi i forcave properëndimore dhe integrimi i vendeve të mbetura ballkanike në BE, ku e kanë vendin e natyrshëm.

Mali i Zi, edhe përballë një sërë rrethanash të pavolitshme, ka gjënë më të rëndësishme. Ka mendjen me ndikim që duhet të edukojë vazhdimisht (gjë që e bën në një masë të konsiderueshme) atë pjesë të popullatës që mbetet e hutuar ose e mashtruar në morinë e dezinformatave, spinave, boteve, shtrembërimeve të fakteve. Një vend që ka njerëz të rinj, të arsimuar dhe të zgjuar, tashmë të dëshmuar në fushat e tyre, nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen e tij. Me qetësi dhe tolerancë, në mënyrë argumentuese, me fuqinë e fakteve dhe me vendosmëri, ata do të çarmatosin kundërshtarët politikë. Ashtu siç bëri kohë më parë e nderuara Olivera Komar me njëfarë “Jovançen nga Pantovçaku” . Besojmë se elita jonë intelektuale mund të zgjojë malazezët e fjetur. Se mund të ndërgjegjësojë naivët dhe të devijuarit, madje edhe disa pjesëtarë të popujve pakicë.

Prandaj, “Malazezë, o malazezë…”. Vazhdimin e dini. Këtë na e ka thënë kaherë  Mrekullibërësi i Cetinjës dhe shenjtori i malazez, ipeshkvi ynë Petari i Parë.

*Shkrimi është marrë nga: pobjeda.me/Përktheu në shqip: kdp.mk/

Të fundit

VDEKJA E AUTORIT

HYU KADARE

PËR ISMAIL KADARENË