E shtunë, 27 Korrik, 2024

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME LOKALE NË DISA KOMUNA?!

Kalimi në ekzekutiv i disa figurave politike që drejtojnë me komuna në vendin tonë, mund të sjellë që të shpallen zgjedhje të parakohshme lokale. Për momentin dihet se Blerim Bexheti do të vazhdojë rolin e tij si deputet në Kuvendin të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bilall Kasami ka hequr dorë nga mandati  si deputet. Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit është i papajtueshëm me pozitën e kryetarit dhe anëtarit të këshillit në komunë dhe qytetin e Shkupit. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në rast të përfundimit të mandatit të kryetarit, parasheh shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në atë komunë

Në disa komuna në vend mund të shpallen zgjedhje të parakohshme lokale. Kjo për shkak se disa nga emrat që drejtojnë me komunat kanë fituar mandate si deputetë. Një nga këto komuna  është ajo e Sarajit, kryetari i së cilës, Blerim Bexheti, dje informoi se do të tërhiqet nga funksuioni si kretar komunë, për të vazhduar në kontributin e tij Kuvendin e Maqedonisë së Veriut si i zgjedhur nga radhët e Frontit Evropian.

“Të dashur qytetarë të komunës së Sarajit dhe më gjërë, dua të ju njoftoj se prej sot fillon rrugëtim i ri i imi si deputet dhe zëri juaj në kuvendin e RMV-së. Duke dashur të falenderoj gjithsecilin nga ju që më përkrahët në zgjedhjet lokale që të isha në krye të komunës së Sarajit dhe tani që të ju përfaqësoj në kuvend. Ju premtoj se do të jem zëri i vullnetit të popullit dhe duke ju dëshmuar se legjitimiteti i votës shqiptare i takon Frontit Europian’ – tha Bexheti.

Listës së Komunave ku mund të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale mund t’i shtohet edhe Gostivari. Kalimi eventual i Arben Taravarit, në postin e Ministrit të Shëndetësi, do të lintë Gostivarin pa kryetarë Komune. Emri i Taravarit është përfolur së fundmi për këtë post, por sipas tij situate do të jetë më e qartë ditët në vazhdim.

“Për cështjen e ministrit do të vendos për dy, tre ditë. Ka mundësi edhe për ministër, por nuk them se ështëm përfundimtare. Më së voni të enjten do të dihet” – tha Arben Taravari.

Me pushtetin ekzekutiv lidhet edhe emri i kryetarit të Aerodromit Timço Mutsunski. Emërimi I Mucunskit në ndonjë post ministror, ashtu siç përflitet në opinion edhe Aerodromi do të mbetet pa kryetar, pas së cilës do të duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale edhe në këtë komunë.

Për dallim nga emrat e përmendur, Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka dorëzuar një deklaratë në Kuvend se po jep dorëheqje nga mandati i deputetit dhe ka kërkuar që të mos verifikohet, përkatësisht ka vendosur të mbetet në pozitën e kryetarit.

Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit është i papajtueshëm me pozitën e kryetarit dhe anëtarit të këshillit në komunë dhe qytetin e Shkupit. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në rast të përfundimit të mandatit të kryetarit, parasheh shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në atë komunë. Zgjedhjet e parakohshme për këshilltarë dhe kryetar komune nuk do të mbahen nëse zgjedhjet e rregullta janë më pak se gjashtë muaj, gjë që nuk ndodh tani pasi zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen në tetor 2025. /tvklan.mk

Të fundit