E premte, 26 Korrik, 2024

TË MARTËN PËRCAKTOHET SHUMICA E RE NË KUVENDIN E MAQEDONISË SË VERIUT

Nesër (e martë) është caktuar seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën do të verifikohen mandatet e përbërjes së re parlamentare. Sipas Rregullores seanca do të drejtohet nga deputetja më e vjetër, ndërsa në përbërjen e sapozgjedhur do të jetë deputetja Merita Kollçi Koxhaxhaku, transmeton KDP.MK

Është e sigurtë që 120 përfaqësuesit e popullit, të cilët kanë marrë certifikatat e tyre, do të zënë vendet e tyre në Kuvend.

Nëse nuk ka ndryshime pas marrjes së kundërshtimeve në KSHZ, pas rivotimit nuk do të ketë ndryshime në mandatet e deputetëve.

Kjo seancë e parë e deputetëve të sapozgjedhur mund të zgjasë deri në tri ditë, pas së cilës zgjidhet kryetari i Kuvendit. Në këtë mënyrë nxirret shumica e re në Parlament, e cila kërkon 61 deputetë nga gjithsej 120 mandate deputetësh.

Pas rivotimit të disa vendvotimeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet fillestare të ndryshuara, sipas të cilave koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë 58 deputetë, LSDM me 18 deputetë, Fronti Europian i udhëhequr nga BDI poashtu me 18 deputetë, koalicioni VLEN 14, kurse e Majta dhe Lëvizja ZNAM do të kenë secila nga gjashtë deputetë.

Për zgjedhjet parlamentare, Maqedonia është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe nga secila prej tyre hyjnë 20 deputetë, ku sipas të ashtuquajturit modeli Dont, përllogaritet se cila parti sa sa mandate deputetësh do të marrë.

 

Të fundit