E shtunë, 4 Maj, 2024

STOLTENBERG: NDIHMA AMERIKANE PËR UKRAINËN NUK ËSHTË E VONUAR

Stoltenberg theksoi se nuk është planifikuar prania e forcave të NATO-s në Ukrainë. Megjithatë, aleatët kanë të drejtë ta ndihmojn[ Kievin, ndërkaq kjo nuk e bën NATO-n palë në konflikt.

Ndihma ushtarake për Ukrainën në vlerë prej pothuajse 61 miliardë dollarëve, të cilën Dhoma përfaqësuese e SHBA-së të shtunën e miratoi pas debatit disamujor, nuk është e vonuar, por shtyrja e saj pati pasoja reale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg, i cituar nga DPA.

“Ukrainasit tashmë katër muaj janë pamundësuar të veprojnë”, deklaroi mbrëmë Stoltenberg në intervistë për televizionin amerikan Em-Si-En-Bi-Si (MSNBC).

“Rusët patën shumë më tepër municion.Ndërsa Ukraina ishte e detyruar ta distribuojë të veten… Por, nuk është vonë. Ukrainasit treguan shkathtësi të mëdha në mbrijtjen e vendit të vet”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Pas disa muajve stagnim, Dhoma përfaqësuese e SHBA-së e miratoi projekt-ligjin për pako të re të ndihmës me shumicë të madhe dypartiake, përkujton DPA.

Pritet nga mesi i javës ligji përfundimisht të votohet edhe në Senat, ku nuk priten kurfarë obstruksionesh, e më pas të nënshkruhet edhe nga presidenti i SHBA-së.

Stoltenberg theksoi se nuk është planifikuar prania e forcave të NATO-s në Ukrainë. Megjithatë, aleatët kanë të drejtë ta ndihmojn[ Kievin, ndërkaq kjo nuk e bën NATO-n palë në konflikt.

“Gjithsesi, disa aleatë të NATO-s kanë burra dhe gra në uniforma të cilët këshillojnë në ambasada”, tha Stoltenberg si përgjigje ndaj raportit të Politikos në të cilin pohohet se SHBA-ja mendon të dërgojë disa këshilltarë ushtarak në Ukrainë. Ata nuk do të marrin pjesë në operacione luftarake, por do ta këshillojnë dhe mbështesin Qeverinë ukrainase dhe ushtrinë ukrainase”, ceket në shkrimin e Politikos./MIA

Të fundit