E enjte, 2 Maj, 2024

ANEB: NUK KA DËME NË IMPIANTET BËRTHAMORE NË IRAN

Agjencia ndërkombëtare për energj bërthamore (ANEB) ka njoftuar se nuk ka dëmtime në impiantet bërthamore iraniane, pasi që Izraeli ka kryer sulme hakmarrëse.

“Vazhdojmë ta përcjellim situatën dhe i ftojmë dy palët në qëndrueshmëri ekstreme. Objektet bërthamore nuk duhet të jenë kurrë shënjestër në konfliktet ushtarake”, thuhet në komunikatën e ANEB-it në Iks.

Tensionet mes Tel-Avivit dhe Teheranit janë rritur pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 13 prill, me më shumë se 300 fluturake pa pilot dhe predha. Pastaj Izraeli paralajmëroi se do të hakmerret për sulmin me qindra predha dhe fluturake pa pilot, nga të cilët pjesa më e madhe janë hasur nga mbrojtja antiraketore. Ndryshe, sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte hakmarrje për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask, në të cilën janë vrarë disa oficerë të lartë. Irani për sulmin në Siri e akuzon Izraelin, ndërsa Tel-Avivi as nuk ka konfirmuar as nuk ka përgënjeshtruar se qëndron prapa sulmit.

Të fundit