E enjte, 30 Maj, 2024

UKRAINA ME LIGJ TË RI MOBILIZIMI USHTARAK

Një reformë e mobilizimit ushtarak do të duhet të forcojë ushtrinë ukrainase. Me një ligj të ri qeveria do të rekrutojë më shumë ushtarë, si vullnetarë dalin shumë pak vetë.

Për të forcuar ushtrinë e vendit që vuan nga humbjet e mëdha në luftë kundër trupave pushtuese ruse, parlamenti ukrainasmiratoi një reformë të ligjit të mobilizimit ushtarak. Pas konsultimeve disamujore, projektligji i kontestuar u pranua. Ndryshimi i ligjit i mundëson qeverisë në Kiev të thërrasë më shumë ushtarë. Pasi ushtria në front që ndodhet në defensivë nuk vuan vetëm nga mungesa e armëve dhe municionit, por edhe e ushtarëve. Deputeti ukrainas, Oleksander Fedienko tha se miratimi i ligjit është “mesazh për partnerët, se jemi të gatshëm të rifitojmë territorin tonë dhe se kemi nevojë për armë.”

Një ushtar starton një dron në Zaporishja
Një ushtar starton një dron në ZaporishjaFotografi: picture alliance/dpa/ukrin

Rregullore më të ashpra për burrat në moshë rekrutimi

Kryesisht janë ashpërsuar në ligjin e ri rregullat për regjistrimin e meshkujve në moshë rekrutimi. Me hyrjen në fuqi të ligjit meshkujt nga mosha 18 deri në 69 vjeç, janë të detyruar të mbajnë me vete dokumentin që konfirmon moshën për në ushtri për sa kohë që është në fuqi ligji i luftës. Brenda dy muajsh burrat duhet të aktualizojnë të dhënat personale, ndryshe penalizohen. Dokumente të reja ukrainase jashtë vendit do të jepen vetëm nëse ekzistojnë edhe dokumentet ushtarake. Por ato mund të sigurohen vetëm pas kthimit në Ukrainë.

Krahas gjobave për injorim të thirrjes në ushtri, në të ardhmen me disa raste përjashtuese burrat në moshë ushtrie rrezikojnë edhe marrjen e patentës. Bllokimi i xhirollogarive për këtë rast u hodh poshtë. Në ligjin e ri nuk është më e drejta e ushtarëve të pezullojnë shërbimin ushtarak pas tre vjetësh. Se sa i kontesuar ishte ky ligj, e tregon fakti që pas debatit të parë në parlament u dorëzuan më shumë se 4.000 kërkesa për ndryshime./DW

Të fundit